Organizimi i botes moderne eshte mbi luften e cila nuk nenkupton terror qe ushtron njeri shtet  mbi popullaten e dobet te nje shteti tjeter por shkaterrim te mendimit te keq qe shpie ne humbje te saj.
Republika e sotme e Maqedonise eshte vend i rahur nga rryma te ndryshme fuqia e se cilave   ka ulur ne front pushtues me pretendime çrrenjosese te fares shqiptare.Qe nga kapotet komuniste e deri te demokratet kapitalist ky shtet udheheqet  nga mendje te semura me  rrezik te thekshem.
Te jesh ideologjikisht i drejte ne keto kohera eshte te jesh normal. Te pranosh ate qe ta imponon kuptimi partiak i cili ka fuqine e ndryshimit te se kaluares dhe percaktimit te se ardhmes. E atehere tentimet jane te kota gjate nenshkrimit te mareveshjeve paqesore te cilat nuk kane pasur ndonje domethenie tjeter pos nderrimin e emrit te sunduesit.
Nder  tjerash  propagandat e fuqishme te sistemeve u prine nga hoxhallaret e ndegjueshem qe ne Xhamine ne Saraj u ligjeronin shqiptareve musliman te mos lejojne femijet ti  ndjekin studimet ne Shkup se behen shkije. Kete e benin ne kohe kur pushteti shkollonte femijet e tyre qe sot te jene predikues  partiak  te pazavendesueshem. Perse fillova me kete pershkrim ? İdeologjia partiake ka nen kontroll te gjitha institucionet te cilat me mekanizma te kontrollit i viziton gjate Festave e Bajrameve kurse Policia e Mendimeve i mbyll ato ne çastin kur politika islame  “rrezikon” besimtaret.
Shoqeria yne eshte rreptesisht e ndare ne kategori te cilat perskaj interesit partiak nuk jane te prire te dijen asgje tjeter,ato qe i besojne matematikes se dy plus dy bejne pese (kjo mund te ndodh ne politike filozofi e etike) por te konstruosh nje avion me kete matematike do te thote te behesh vrases.
Kategorite qe udheheqin politiken e luftes se 2014-es ne R.M jane: Te Lartit qellimi i te cileve eshte kurre te mos largohen nga pozita,te Mesmit qe presin rradhen e ngritjes ne marjen e komandes se bombave(mendimeve mbi madheshtine e Partise) dhe te Ultit qe mjaftohen  te kene qellime per te mos i realizuar kure.
Maqedonia seshte veqse nje grusht dhé qe derdhet mes gishtave e ne  pellembe  te mbetet vetem pluhuri.
Edhe ne pervjetorin e  lindjes se saj ajo qan sikurse ne kohen kur ndahet nga Jugosllavia nene por kete here me nje denese me te madhe. Per borxhet e qyetetareve ndaj shtetit flitej me te madhe ne te gjith televizionet  keto dite,mungojne kushtet elementare neper institucionet edukativo arsimore,vendosen permendore te reja ne Qender te Shkupit,Komuna Çair e mbuluar me mbeturina.  E ne atyre qe bejne qejf ne pushime ua urojme Pavarsine e “Shtetit Demokratik te Maqedonise”.