Maqedonia, për nga varfëria,  radhitet në vendin e tretë në Evropë, sipas të dhënave më të reja të Eurostat. Qytetarët e Maqedonisë janë 65 përqind nën standardin e Unionit Evropian, ashtu si dhe serbët, ndërsa më keq qëndrojnë boshnjakët dhe qytetarët e Republikës së Shqipërisë, të cilët kanë standard më të ulët sipas treguesve të të ardhurave për krye banori.
Nga ana tjetër Luksemburgu edhe vitin që shkoi, ashtu si dhe në vitin 2011 kishte prodhim bruto të brendshëm 2 herë e gjysmë më të madh për krye banori, sipas paritetit të fuqisë blerëse, nga mesatarja në Unionin Evropian.
Për të pasqyruar edhe më qartë dhe në mënyrë më reale standardin jetës së familjeve në Unionin Evropian, Eurostati, krahas Bruto prodhimit të brendshëm për krye banori, ka përdorë edhe treguesin alternativ të harxhimeve reale të çdo banori.
Edhe sipas këtij kriteriumi Maqedonia ndodhet në të njëjtin grup me 60 përqind nën mesataren e UE-së. Edhe sipas kësaj matje Luksemburgu është vendi me standard më të lartë, me 41 përqind, ndërsa  Bullgaria me më të ultin, 51 përqind nën mesataren e UE