Tifozët shqiptarë ndodhen kudo në botë. Nuk ka pothuajse asnjë ndeshje futbolli ku nuk është së paku një shqiptar i ulur në shkallët e stadiumit.
Në ndeshjen e Ligës së Evropës mes skuadrës gjermane Wolfsburg dhe asaj italiane Inter, maskota e klubit gjerman ka mbajtur flamurin shqiptar në duar duke bërë foto, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet ende nëse njeriu i maskuar si ujk ka qenë shqiptar apo atij iu është dhënë flamuri nga ndonjë tifoz.
Fotoja në fjalë është shpërndarë shumë në rrjetet sociale dhe po komentohet mirë nga ndjekësit e futbollit. /Telegrafi/