Gjatë kësaj periudhe të gjysmëvjetorit të dytë, teksa maturantët lanë orë mësimore që të përgatiten që sa më “denjësisht” ta përfundojnë këtë cikël të shkollimit të tyre, vërejtëm që: të gjithë nxënësit u mobilizuan dhe tek njëri-tjetri shkuan, të gjithë nxënësit me të njëtat “maica” që bartnin mesazhet se klasa jonë është “the best” u zbukuruan, shumica prej tyre veshjet më “firmato” në internet i “investiguan” dhe në rrjetet sociale i sugjeruan e publikuan, shumë nxënës e nxënëse tek dizajner profesional konform “konstruktit të tyre” me veshje u “lakuriqësuan”, shumë nxënës edhe përskaj mungesave të shumta me “shkëlqyeshëm” kaluan, të gjithë nxënësit pavarësisht gjendjes ekonomike familjare dukeshin krejt “look” e të modernizuar, shumë nxënës pa leje të vozitjes në mbrëmjen e maturës “Shumahera” u treguan, sigurisht njëri apo njëra në ato mbrëmje edhe për “miss & mister” është proklamuar! Vallë dikush prej jush din nëse ndonjë institucion ka zgjedhur maturantin me sukses më të mirë, atë që ka marr pjesë dhe vende në më shumë gara, mos rastësisht iu është kujtuar për ta motivuar, paktën duke e dekoruar?!
Mr. sc. Muhamed JONUZI
Bisedat të cilat bëhen me njëri tjetrin këtyre ditëve, nuk mund të përfundojnë pa përmend fjalët maturë, maturant e mbrëmje mature. Pak flitet për cilësinë e arsimit, shumë pak për mundësitë që ofrojnë universitetet në të zgjedhurit e drejtimeve që duhet të regjistrojnë nxënësit, pak flitet se kemi invazion të ekonomistëve e juristëve, ndërkaq paralelisht më këtë gjendje jo të favorshme socio-ekonomike dhe shumë procese të pazgjidhura juridike, si në rang personal, njashtu edhe në atë social.
Kur flitet për mbrëmjen e maturës, guxoj të them se secili qëndrim që jepet ka në esencë të kontibuarit në aspekt pozitiv, nga të gjithë ata të cilët ia duan të mirën kësaj shoqërie. Rëndom emocionet duhet të kontrollohen edhe në saje të lumtuirisë së tepruar, edhe në saje të zhgënjimeve e mërzive të thella! Konsideroj se Zoti të gjithëve na ka dhënë një jetë dhe një shpirt, e ne pse të hezitojmë të vendosim në shërbim të së mirës, madje, gjatë jetës ne duhet të ngremë “zërin e arsyes” sa herë që konsiderojmë se në raste të caktuara mund të kontribuojmë!
Kur flasim me adoleshentët, kam përshtypjen se duhet motivuar duke i lavdëruar, mirëpo pse jo, duke përdorur edhe “qortimin” si mekanizëm ndikimi, pa dyshim duhet implementuar. Them kështu sepse, gjithsecili prej nesh duhet t’ju dihmojë në suaza të mundësive kur ata kanë nevojë.
Ditët kur shkollat e mesme kanë festuar “maturimin” e nxënësve të tyre, duheshte me patjetër të parkosh veturën dikundi sepse komunikacioni ishte i bllokuar!
Asnjëhërë nuk e kishim paramenduar se Tetova ka aq vetura të shtrenjta e luksoze, maturantët tanë kishin detektuar familjarët më “boss-a” dhe veturat e tyre për natën e “haresë” ua kishin “përvetësuar”!
Nëpër vende të ndryshme, maturantët të gjithë edhe me autobus e të organizuar për ta festuar mbrëmjen e maturës kanë shkuar, tek ne “egocentrizmi” si duket po vëhet në spikamë edhe në këtë plan. Solidarizimi me atë që nuk e ka mundësinë të kishte veturë apo t’ia merr dikujt atë as që vëndohet në spikamë.
Gjatë kësaj periudhe të gjysmëvjetorit të dytë, teksa maturantët lanë orë mësimore që të përgatiten që sa më “denjësisht” ta përfundojnë këtë cikël të shkollimit të tyre, vërejtëm që: të gjithë nxënësit u mobilizuan dhe tek njëri-tjetri shkuan, të gjithë nxënësit me të njëtat “maica” që bartnin mesazhet se klasa jonë është “the best” u zbukuruan, shumica prej tyre veshjet më “firmato” në internet i “investiguan” dhe në rrjetet sociale i sugjeruan e publikuan, shumë nxënës e nxënëse tek dizajner profesional konform “konstruktit të tyre” me veshje u “lakuriqësuan”, shumë nxënës edhe përskaj mungesave të shumta me “shkëlqyeshëm” kaluan, të gjithë nxënësit pavarësisht gjendjes ekonomike familjare dukeshin krejt “look” e të modernizuar, shumë nxënës pa leje të vozitjes në mbrëmjen e maturës “Shumahera” u treguan, sigurisht njëri apo njëra në ato mbrëmje edhe për “miss & mister” është proklamuar!
Vallë dikush prej jush din nëse ndonjë institucion ka zgjedhur maturantin me sukses më të mirë, atë që ka marr pjesë dhe vende në më shumë gara, mos rastësisht iu është kujtuar për ta motivuar, të paktën duke e dekoruar?!
Në aspektin e moralit, ndërgjegjes etike dhe veshjes së maturanteve (vajzave) nuk do të hyj kësaj rradhe aspak. Vetëm do marr një pasus nga një shkrim i imi i para tre viteve (18.05.2011), që ka të bëjë pikërisht me problematikën në fjalë: “ Nëna të nderuara e të mbuluara! Si i lejuat vajzat tuaja të dalin ashtu të zbuluara? Si do të ndjeheni kur fotografitë e vajzave tuaja do enden nëpër celularë me “blutooth”, e nëpër internet të gjithë do të bëhen “tagg” në facebook? Sigurisht në ato momente jeni ndjerë ngushtë, kur keni parë djemtë e huaj me kollare, veten tuaj me “havale” e vajzat tuaja “për mbare”!”
I indinjuar thellë ka rastet e dehjeve të maturantëve, veprimeve amorale, festimeve deri në “çmenduri”, harxhimeve materiale enorme dhe ja së fundi edhe humbjes së jetës dhe shkaktimit të aksidenteve të ndryshme në komunikacion, kam bindjen që na duhet edhe pak të “piqemi” për të festuar!
Nxënësit e gjimnazit “Drita” nga Kërçova bënë një veprim shumë human, privuan veten nga festa e maturës në shënjë solidarizimi me bashkëmoshatarët e tyre që ndërruan jetë në një aksident. Edhe në Tetovë pati një aksident tragjik, një maturant humbi jetën, ndërkaq katër të tjerë u shtruan në spital, ndërpreja e festimit të maturës nga shkollat që ende nuk e kishin realizuar këtë akt, pse nuk ndodhi dhe a është dashur të ndodh, ju të gjithë mund të vlerësoni?!
E rëndësishme është që ne nuk kaluam testin, “ngelëm n’klasë”!
Vitet e ardhëshme me “kokë të ftohtë” profesorët, kujdestarët e klasave, nxënësit dhe autoritetet e tjera me ndikim në procesin arsimor, duhet menduar mirë për të marr vendim, duhet apo s’duhet të festohet në këtë formë!

(Autori i shkrimit është magjistër i Psikologjisë arsimore)