Forumi Rinor Islam – Dega Shkup, në bashkëpunim me unionet e nxënësve të shkollave të mesme të qytetit të Shkupit, në Info Qendrën e FRI-së organizuan trajnimin me temë “Orientimi profesional” me ligjërues Migjen Amzain – psikolog.
Struktura e trajnimit përmbante dy pjesë me një kafepauzë të shkurtër ndërmjet tyre.
Fillimisht, fjala përshëndetëse i takoi kryetarit të FRI – së Dega Shkup, Abdulhamid Mustafa.
Trajnuesi, prof.Migjen Amzai, për profesionet e tyre adekuate, nëpërmjet shembujve konkret, pjesëmarrësve ua paraqiti karakteret e ndryshme të njerëzve të cilët duhen të përputhen me profesionet që posedojnë. Këtë ua vërtetoi edhe nëpërmjet zhvillimit të testit psikologjik, që u ndihmoi nxënësve të gjejnë edhe veten e tyre. “…Ne jemi ata që ti thua për veten, dhe se këshilla nuk është ajo që të ndihmon, por vullneti i lartë”, potencoi profesori Migjen Amzai.
Pjesa e dytë më tepër iu takoi nxënësve për të parashtruar pyetje të ndryshme që kishin të bëjnë për zgjedhjen e profesionit të tyre.

Nxënësit ngelen të kënaqur nga ky aktivitet dhe shprehën gadishmëri për tu kyçur në trajnimet e radhës që do të realizohen në sfera të ndryshme.
2