Mavraj, i golit dhe i autogolit

Ai u bë emri më i përfolur në ndeshjen e së dielës, Shqipëri-Armeni. Jo vetëm se, që në minutën e katërt bëri një autogol, por edhe sepse e korrigjoi vetë në mesin e pjesës së dytë të ndeshjes. Për të mos e lënë me kaq, në fund të 90-minutëshit, Mavrajt i japin lajmin se babai i tij kishte vdekur. Kjo bëri që ky informacion të merrte dhenë dhe që frenojë në minutat e para edhe festimin e kombëtares. Por pas pak minutash, lajmi, fatmirësisht rezultoi i rremë.

Ne kemi vendosur që të njohim më shumë lojtarin e kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj. Këtë djalosh besimtar, i cili nuk nguron ta shfaqë dhe t’i lutet Zotit ku do që ndodhet.

Mërgim Mavraj ka lindur më 9 Qershor 1986 në Hanau. Aktualisht ai luan me klubin gjerman Köln në Bundesligë dhe me kombëtaren shqiptare si qendërmbrojtës.

Mavraj ka debutuar për Shqipërinë më 22 maj të vitit 2012. Por historia e tij me Shqipërinë nis shumë më herët. Ishte viti 2006, kur Mavraj u vlerësua se ka të ardhme te kombëtarja, ndonëse në atë kohë luante në kategorinë e tretë gjermane për ekipin Darmstadt. Në shtator të vitit 2006, Mavraj u pajis me pasaportë të Shqipërisë me rekomandim të përzgjedhësit të atëhershëm, gjermanit Hans Peter Briegel. Pasi mori pasaportën, pasoi një periudhë e gjatë, plot zhvillime e akuza. Mbrojtësi me perspektivë nuk u ftua në Kombëtare, por vetëm në atë U-21 të Shqipërisë. Në shkurt të vitit 2007, Mavraj debutoi për U-21 të Gjermanisë, për të cilën luajti gjithsej dy herë. Në pesë vitet në vijim, Mavraj edhe në të paktën dy raste ishte fare pranë që t’i bashkohej kombëtares, por kjo nuk ndodhi deri në maj të vitit 2012.

Kombëtarja Shqiptare

Mavraj në fillim u quajt tradhtar, pasi pati një hezitim për t’u përfshirë ose jo në kombëtaren shqiptare. Ndër të tjera iu kërkua që të kthejë pasaportën e Shqipërisë dhe u deklarua se dyert e kombëtares për të janë përgjithmonë të mbyllura. Por tashmë ato kohë janë harruar dhe Mavraj llogaritet ndër lojtarët më të mirë kuqezi dhe ndër lojtarët me angazhimin më të madh në fushë. Akuzat janë zëvendësuar me lëvdata që vijnë nga të gjitha anët: trajnerët, tifozët, bashkëlojtarët, drejtuesit e FSHF-së e mediat.

Kam pasur histori pak problematike”, ka thënë Mavraj. “Atë periudhë tash e shoh me një sy si të mbyllur. Më vjen keq dhe e qaj kohën e humbur”.

Mbrojtësi që ka lindur në Gjermani, por ka prejardhje nga Istogu, thotë se shumë gjëra kanë luajtur rol në zhvillimet që kishin të bënin me Kombëtaren.

10013895_186256121544990_7469496191574481688_nThjesht, nuk ishte e shkruar që më herët të jem pjesë e Kombëtares. Dhe vetëm Zoti e di nëse po t’i bashkohesha më herët Kombëtares do të isha i suksesshëm sa tash. Kanë ndikuar shumë gjëra, isha i ri, pa përvojë. Kanë pasur ndikim edhe menaxheri, Federata, mediumet. Të gjithë kanë kontribuar që gjërat të ishin ashtu”, ka theksuar Mavraj. Ai vlerëson se FSHF-ja është përmirësuar shumë në organizim me ardhjen e Gianni de Biasit në postin e përzgjedhësit. Thotë se kujdesi ndaj lojtarëve është rritur shumë.

E kaluara

Mavraj nuk e kujton me shumë qejf të kaluarën që lidhet me angazhimin në Kombëtare, por shijon çdo ditë që është pjesë e saj. Ai tregon se kur iu bashkua Kombëtares për herë të parë, kishte frikë se si do të pritej. U befasua për të mirë.

Për shkak të historisë që kisha, kam pasur pak frikë për atë se si do të pritem. Por çdo gjë ishte shumë mirë që prej ditës së parë. Shumë më kanë respektuar. Stafi, lojtarët, të gjithë më kanë pritur shumë mirë dhe më kanë dhënë përkrahje. Më kanë ndihmuar shumë edhe lojtarët me përvojë si Bogdani, Dallku e të tjerët, prandaj jam ambientuar shumë shpejt”.

Mavraj tashmë i ka 15 ndeshje me Kombëtaren

Kam lexuar nëpër mediume se në Kombëtare lojtarët nuk kalojnë mirë në mes vete, se ka ndasi. Por këto të gjitha janë shumë të pavërteta. Ne funksionojmë si një grup dhe nuk e shikon askush nëse lojtari është nga Shqipëria apo Kosova. Jemi një dhe vërtet më vjen keq që dalin gjëra të tilla të pavërteta në opinion”, ka thënë Mavraj.

Faktin që për kohë të shpejtë u bë i rëndësishëm për kombëtaren, Mavraj e arsyeton me atë që e vë ekipin para interesit personal. Thotë se për të e rëndësishme është se si paraqitet skuadra, e jo si paraqitet ai.

Personaliteti im ka të bëjë që të punojë për skuadër, e jo për interesat e mia personale. Për mua e rëndësishme është që të ndihmoj bashkëlojtarët që kam afër në fushë. Kur ndihmoj ata, ndihmoj edhe veten e mbi të gjitha ndihmoj ekipin. Ka ndikuar edhe përvoja që kam në Bundesligë që të stabilizohem shpejt, por kryesorja është që nuk luaj për vete, por për ekipin”.

Koelni

Mërgim Mavraj për tri vite e gjysmë luajti për Greuther Fuerthin. Dy vite e gjysmë i kaloi në Bundesliga 2, e një në Bundesliga 1. Në Bundesligë ishte edhe kapiten i skuadrës. Së fundi Fuerthi përfundoi në pozitën e tretë dhe përshkak të golavarazhit dështoi të kalonte në Bundesligë. Por Mavraj, që herët e dinte se do kthehej në Bundesligë, pasi kishte marrëveshje me Koelnin që doli kampion në Bundesliga 2. Marrëveshja për tri vite me Koelnin u zyrtarizua një vit e gjysmë më parë. Por me Fuerthin, Mavraj ka luajtur edhe me Bochumin në Bundesligë, për tre sezone rresht. Me Koelnin synon që të qëndrojë edhe më gjatë në kategorinë e parë gjermane. Ai ka 84 ndeshje dhe ka shënuar një gol në Bundesligë, ndërsa ka edhe 86 ndeshje në Bundesliga 2 ku ka shënuar tre gola.

zugaenge-der-nrw-klubs118_v-ARDFotogalerieKoelni ka histori të pasur, tifozë të shumtë dhe emër në futbollin gjerman. Ndeshjet si vendas i luan para 60 mijë tifozëve. “Ka pasur probleme në vitet e kaluara, por me ardhjen e menaxherit të ri është stabilizuar dhe tani ka synime që të qëndrojë gjatë në Bundesligë dhe të luftojë për pjesën e mbetur. Janë të gjitha kushtet që të jetë kështu”.

Mavraj ka thënë se më e rëndësishmja ishte që të qëndrojë pranë familjes. Ai nuk mund të mendojë që të mos i vizitojë shumë shpesh prindërit.

Më përfundoi kontrata me Fuerthin dhe u transferova pa dëmshpërblim. Kjo më krijonte favore. Ka pasur oferta konkrete edhe nga ekipe të tjera të Bundesligës. Kam pasur një ofertë shumë interesante edhe nga Australia, por më kërkuan edhe ekipe nga vende të tjera si: Italia, Zvicra, madje edhe nga Azerbajxhani, Kina e Rusia”.

 

 ****

Intervista në Bild

Mërgimi

Falem pesë herë në ditë, edhe në autostradë

Më herët, mbrojtësi kosovar i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, në një intervistë për tabloidin e njohur gjerman ‘Bild’, ka folur rreth mënyrës së jetesës së tij. Ai ka treguar se është besimtar i madh i fesë islame, duke shtuar se falet pesë herë në ditë (edhe kur është në autostradë!).

Dukeni djalë i qetë?

Unë jam një person i cili është vështirë të vlerësohet nga njerëzit që nuk më njohin. Nëse nuk më pëlqen diçka, unë e tregoj atë. I respektoj të gjithë njerëzit. Kurrë nuk bëj një fytyrë të mirë dhe një lojë të keqe. Unë e konsideroj veten të mirë dhe mendoj që kjo është më e drejtë.

Veproni në mënyrë të balancuar. Sekreti juaj?

mavrajUnë kam provuar forma të ndryshme të meditimit. Unë jam shumë fetar. Unë merrem shumë me veten time, duke u përpjekur për të gjetur ekuilibrin tim dhe të jem i përulur.

Sa shpesh luteni?

Pesë herë në ditë. Lutja në vetvete është po ashtu një lloj meditimi. Shokët e mi më respektojnë plotësisht. Unë kur jam në autostradë, shkoj në një parking dhe lutem. E bëj atë pothuajse kudo. Kjo është normale për mua. Kjo është jeta ime.

Ka shumë konkurrencë në mbrojtje…

Konkurrenca është e nevojshme. Në fund, të gjithë përfitojnë prej saj. Çdo lojtar vazhdon të zhvillohet përmes konkurrencës.

Pse doni gjithsesi që të luani?

Askush nuk dëshiron të ulet në stol. Gjithkush dëshiron ta ndjejë veten të nevojshëm. Ky është instinkt njerëzor.

Si i keni raportet me lojtarët. A jeni të gjithë miq?

Nuk mendoj që duhet të jemi gjithmonë miq me të gjithë. Në rrjedhën e një karriere, ka pak miqësi. Ju vetëm duhet të mësoni ta respektoni secilin në mënyrë të drejtë.