Në Maqedoni vitin e kaluar ka pasur 2.235.460 shfrytëzues aktiv të telefonave celularë, që është rritje për një për qind në krahasim me vitin 2011, tregon raporti vjetor i agjencisë për komunikime elektronike. Sipas raportit, vitin e kaluar është regjistruar rënie në telefoninë fikse për 3,25 për qind. Në këtë segment numri i tërësishëm i shfrytëzuesve ka qenë 408.318.
Numri i shfrytëzuesve të lidhjes së gjërë të internetit, duke mos i përfshirë ato të internetit në celular, ka qenë 312.272, që është rritje prej 10,59 për qind në krahasim me vitin 2011. Prej tyre 156.722 kanë shfrytëzuar H-DSL, 106.927 internet kabllovik, optik 7.880, përderisa 22.976 kanë qenë të kyçur përmes rrjeteve të komunikimeve publike dhe 16.877 përmes rrjeteve LAN. Të ardhurat në tregun e komunikimeve elektronike në Maqedoni vitin e kaluar kanë arritur 22,5 miliard denarë që është zbritje për 5,26 për qind nga viti i kaluar.
Numri i shfrytëzuesve të TV shërbimeve arrin 278.140 dhe është për 10,56 për qind më shumë se në vitin 2011. Më së shumti shfrytëzojnë televizion kabllovik 172.835, ndërsa IPTV 66,541, ku është shënuar rritje më e madhe prej 65,82 për qind.