Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam vazhdon me ciklin e ligjëratave dyjavore të cilat realizohen në Info Qendrën në Shkup.

Ligjërata filloi me leximin e disa ajeteve kuranore ndërsa ligjëruese ishte teologeja Sumeje Peza, e cila ligjëroi temën “Mbinatyrshmëria e perlave kuranore”. Teologeja përmendi shumë shembuj duke treguar madhështinë e ajeteve të Kuranit Famëlartë, dhe mes tjerash tha: “Mrekullia më madhore që Allahu i ka dërguar Muhamedit a.s. është Kurani. Shumë dijetarë thonë që nëse shihni që është mbuluar me pluhur Kurani në shtëpinë tuaj, dijeni se zemrat tuaja janë mbuluar edhe me më shumë pluhur dhe gjëja më e mirë që mund të bëjë besimtari është leximi dhe meditimi i ajeteve kuranore.”

Në fund u diskutua dhe u parashtruan pyetje në lidhje me temën në fjalë.

anigif-shkupi