Mbulesa ime, ajo që më hapi portat e mirësisë

Emira Rexhepi, studente e albanologjisë

Çastet e lumtura vijnë nga moskujtimi i së kaluarës, andaj unë po shkruaj për atë që më bëri të tashmen të lumtur, mbi atë që disa njerëz arriten të kundërshtojnë duke pohuar se mbulesa mund t’i mbyllte të gjitha portat e jetës, por harruan se ajo mund të hapte zemrën e një vajze të devotshme.

Ajo (mbulesa) më bëri më të fortë se kurrë, duke arritur të ballafaqohem me njerëz injorant e të pa fe dhe duke menduar se të mbulosh gjymtyrat e tua të bukura do të thotë të dalësh jashtë mode, e të dalësh jashtë asaj që s’mund të jetë e jotja.

Përkundrazi ajo arriti të më merrte zemrën duke u bërë pjesë e pandashme e jetës sime. Mbulesa është urdhër Hyjnor dhe unë bëra diçka për knaqësinë e Allahut dhe shpresënpër shpërblime e kam vetëm te Ai.

Ne vendosëm kurorën më të shtrejtë të kësaj bote e cila është fituar për mbrojtjen e të shtrejtës femër,  atë vlerë që një ditë do ta kthejmë tek i Zoti.

Të ngjajshme