Mbulesa ime, kurorë e krenarisë

Isra Sherifi, studente e stomatologjisë

Ështe e lehtë ta mbushim trupin, por përmbushja shpirtërore është ajo qe na bën njeri. Çdo njeri që sadopak ka besuar në Zot është i sigurt se Ai nuk krijoi as nuk urdhëroi asgjë të kotë!

Jetojmë ne kulmin e “demokracisë”, që as vet ato që e hartuan nuk po i besojnë, edhe pse e proklamuan atë çdokund përsëri një pjesë e shoqërisë ngeli me logjikën e të kaluarës.

Jetojmë në lirinë që e kufizojnë vet ata. Prej momentit qe del prej shtëpisë i dorëzohesh fatit, kush do të shikon dhembshëm, kush do të buzëqesh apo kush do të përbuz. Nëse do ta kishim fatin të jemi në një nivel të lartë të dijes si shoqëri do t’i shihnim gjitha dobitë që sjell mbulesa, e që me pasojat po ballafaqohemi çdo ditë.

Dua tu them se: nuk më bezdis shikimi i vrazhdë, as nuk me lëndon sjellja e palakmuar, as nuk më përbuzin te qeshurat e sallës nga shakatë e “intelektualëve”.

E dashur motër, në këtë rrugë të mjafton një buzëqeshje, pak durim, një bagazh me fjalë të pathëna dhe një mbështetje e sinqertë tek Allahu. Së fundmi, e rëndësishmja është ajo që ti ndjen duke e bart atë copë pëlhure, për mua kurorë e krenarisë dhe dinjitetit.

F.M. “Dhe…ditët e mira bëji vetë se ditët e mira nuk priten, urrejtjet duan të na vrasin por në fund vetëvriten.”

Të ngjajshme