Mbulesa ime, shtytje për formimin dhe afirmimin tim

Meral Halili, studente

Femra nё Islam ёshtё e çmuar qё nё fillim tё shpalljes sё njeriut mё tё dashur Muhammedit (salawatu we selamuhu alejh), duke e nderuar atё me disa tё drejta, me vlera tё mёdha dhe pёrgjegjёsi nё shoqёri. Nderin mё tё madh qё ia bёri Islami femrёs ёshtё mbulesa e shenjtё, gjё qё shumicёn e grave tё asaj kohe e gёzoi, e shumicёn e femrave bashkёkohore e demoralizon duke i futur nё kokё fiksimet se nё atё mёnyrё do tё ndihen tё shkelura dhe se nuk do mund t’i arrijnё tё drejtat qё synojnё, fakt i dhimbshёm pasiqё ky pretendim dhe kjo bindje vazhdon tё jetojё nё palcёn e zemrёs tek disa njerёz.

Myslimanёt e sotёm mburren me atё se Islami e nxori femrёn nga kthetrat e barbarizmit dhe i dha rol mё tё lartё nё krijim, e vlerёsoi atё mё shumё nё krahasim me gratё moderne, tё cilat tё drejtёn e tyre si femёr e pёrdorin pёr lakuriqёsinё nё reklamimin e bizneseve tё ndryshme. Pёr mua kjo nuk ёshtё drejtёsi, por shtypje е imponim, por shpresojmё nё vetёdijesim.

Kohёve tё fundit flitet shumё pёr pozitёn e femrёs sё mbuluar nё shoqёri dhe vihet nё dukje se mbulesa nuk pengon qё ne tё afirmohemi dhe tё ngritemi si personalitet nё planin privat apo shoqёror, por pёrkundrazi ajo na bёn mё tё dalluara duke rruajtur identitetin tonё. Andaj dua tё pёrçoj njё mesazh tek tё gjitha motrat myslimane, mereni kontrollin e jetёs suaj nё duart tuaja, meruni me atё punё pёr tё cilёn keni prirje, talent dhe dashuri, por ёshtё e rёndёsishme qё kёto lёvizje reformuese tё jenё nё pёlqim me urdhёrat e Allahut Xhel’le Fi Ula.

Sigurisht qё do tё keni telashe nё jetё, pasiqё mendimet dhe bindjet e ithtarёve tё mbulesёs nuk mund ti ndryshoni, sepse ata vetё me vetёdёshirё janё pёrcaktuar nё humnerё e Allahu Xhel’le Fi Ula askёnd nuk e udhёzon kur sheh se rrobi i Tij nuk pёrpiqet aspak tё ndryshojё veten! Por ne do tё punojmё, do tё pёrpiqemi, do tё durojmё dhe do tё sakrifikojmё, pasiqё pёr ne kёto fjalё “O ti Pejgamber, thuaju grave tuaja dhe grave tё besimtarёve tё vёnё shamijtё mbi trupin e tyre, pasi kjo ёshtё mё afёr qё ato tё njihen e tё mos ofendohen” (Ahzab-59), pёr ne kёto fjalё janё “Drejtёsi Hyjnore” mbi gjitha tё drejtat tjera njerёzore.

Të ngjajshme