Ajshe Emini, mësimdhënëse e gjuhës angleze

Nuk mund ta mohojmë faktin se vajzat që bartin shami paragjykohen mirëpo kjo nuk duhet të jetë shkak për tu ofenduar, nënçmuar apo nënvlerësuar, përkundrazi duhet të jetë motiv për të vazhduar në atë që ti beson dhe me atë që ti ndjehesh e sigurtë.

Ishte dita e parë në punë dhe takimi i parë me koleget e shkollës, në të cilën do të filloja punën time si mësimdhënëse. Pasi u përshëndeta dhe më uruan për fillim të mbarë njëra nga mësueset më të vjetra foli si me ironi: “Çfarë kërkon këtu kur ka mundur të shkojë në medrese, ky është institucion arsimor, jo fetar..”, u ndjeva keq, jo sepse më atriboi për shaminë por sepse nuk më njohu aspak, mësuesja ime e vjetër.

I thash nuk do të ligjëroj mësimbesim e nderuar, unë jam mësuese e gjuhës, kam kryer studimet e ciklit të lartë, drejtimi i gjuhës, komunikimit dhe kulturës së gjuhës angleze. Në atë moment ktheu kokën dhe më shikoi mësuesja me habi duke pëshpëritur diçka, mezi arrita t’i kuptoj fjalët që i nxorri nga goja “Ti, ti je nxënësja ime ..”

E nderuara motër, ti që ke vendosur të bartësh mbulesën, mbaj mend se mbulesa është një kështjellë e cila kurrë nuk mposhtet nga paragjykimet dhe stereotipet e të tjerëve.

Qëndro e vendosur sepse njerëzit sado që të parygjykojnë në fund do të vlerësojnë atë që ke në kokë dhe jo atë që ke mbi kokë.