Mbulesa, krahu im i djathtë

Azra Saliu, studente

Çdo adhurim që kryen tregon se në cilën shkallë dëshiron të arrish tek Dashuria e Zotit, kështu që për mua mbulesa nuk është raporti im ndërnjerëzor, por adhurim dhe raporti im me Zotin tim, ajo që më afron një shkallë më afër nën qiellin e përqafimit të Dashurisë së Tij. Simboli përfaqëson një gjë të caktuar, ndërsa shenja të drejton deri te një cak i caktuar. Mu për këtë, shumica mbulesën e konsiderojnë si simbol të pastërtisë nga mëkatet, apo si simbol i devotshmërisë. Por jo, kjo është më e pakta me çka mbulesa mund të epitetohet.

Mbulesa, që përveç se paraqet simbolin fetar, më kryesorja është një shenjë udhëzuese që me sinjalet e saja të udhëzon deri tek vlerat. Mbi gjithash mbulesa ka elementin e vetedukimit në jetën tonë, që për mua më është vazhdimisht si një shoqëruese dashamirëse e këshilluese. Përderisa femra bart atë edhe për më të voglën vepër duhet mendohet dy herë, se ajo veper a është në përputhshmëri me Kur’anin dhe Sunnetin e Pejgamberit s.a.v.s qoftë edhe ajo vepër e fjalëve që nxirren nga goja apo e të veprave të tjera, me çka kjo formon harmoninë e plotë me krijesat dhe Krijuesin.

Do të shkëpus një pjesë nga jeta ime studentore momentin që më ka bërë të ndjehem krenare si asnjëherë me parë. Në grupin tim në universitet jam e vetmja shqiptare dhe me mbulesë, ndërsa kolegët e tjerë të rrethanave të ndryshme të Maqedonisë po edhe jashtë vendit, prej të cilëve në fillim kisha injorime dhe shumë pytje për shkak të paragjykimeve të tyre të fituara mbi femrën myslimane, që për ta isha e para femër muslimane që ata hasnin, prej nga fitoja edhe pyetje të llojit: “Përse e mban mbulesën? Për shkak të traditës, apo prindërit ta kanë vënë? Je e martuar që je me mbulesë, apo të paguajnë për këtë? Që të gjitha këta pyetje më bënin të qeshja ironikisht në fillim që për ta ishte kundërshtia e pare që iu via kundrejt mendimeve të tyre, ashtu i bëja të habiteshin me buzëqeshjen time ironike ku edhe më shumë i hapnin sytë me kureshtje rreth përgjigjegjes sime.

Nga përgjigjeja e parë, më ajo pergjigje u bë rutinë e përditshmërisë sime duke ua kthyer atë përgjigje çdonjërës veç e veç, që tani më në mendje ato fjalë si poezi me sillen. Dhe kjo përderisa kisha një prezantim, morra leje nga profesoresha e lëndës për një sqarim të shkurtër në fillim të ligjërimit tim para kolegëve, jo që këta pyetje më kishin lodhur, por po doja me qëllim që edhe atyre që nguronin të më pyetnin t’ua largoja ato paragjykime. Përgjigjeja ime drejt tyre ishte: “Mbulesën që posedoj, nuk është as nga tradita, as nga imponimi i prindërve, as jam e martuar, dhe as e paguar. Dhe me mbulesën para jush nuk tregoj për pastërtinë time, ngase edhe unë jam njeri si ju, me gabime, jetoj, studioj, dhe veproj. Mbulesa është ajo që më bën të hapëroj dhe të ndjehem e plotësuar si femër, ajo që më bën kudo që gjendem vazhdimisht të përkujtoj për vlerat që duhet t’i posedon femra myslimane, e për këtë nuk pres të paguhem nga njerëzit poshtë, po nga Ai lartë, urdhërin e të Cilit e zbatoj me shumë dashuri.”

Dhe falë Zotit përgjatë këtyre dy viteve arrita këtë t’ua vërtetoj, dhe për ata që më injoronin tani më konsiderohem ndër kolegët e parë që u drejtohen për ndonjë ndihmesë në mësime apo në rast nevoje. Tjetra është se, në këtë ambient të multikulturalizuar që përveç me gjuhën amëtare shqipe ‘flamuri’ mbi kokë më bën të ndjehem dyfish shqiptare, kjo shkaku se ndodh aty që shqipatarët ndërmjet vete të komunikojnë në gjuhën maqedone pa e kuptuar se janë shqiptarë, kur deri sa të prezantohen e të kuptojnë nga emrat e tyre se të njëjtës përkatësi i përkasin, ndërsa tek ne femrat me mbulesë kjo nuk ndodh dhe shqiptarët direkt në gjuhën shqipe na drejtohen.

Andaj, kjo copëz e ashtuquajtur mbulesë nuk vlerësohet nga njeriu, po është mbulesa në këtë rast ajo që vlerëson femrën. Mbulesë, që bashk me nënshtrimin dhe zbatimin e urdhërave të Tij të largon nga mendjemadhësia e të afron te krenaria.

Të ngjajshme