Mbulesa, përgjegjësi për të qenë pjesë aktive e shoqërisë

Emine Alimi, nxënëse

Në jetë, njeriu gjithmonë duhet të punojë dhe të përpiqet që të arrij t’i jap kuptim qenies së tij njerëzore.

Të arrij paqen, si me veten dhe me të tjerët. Por, për ta bërë këtë duhet fillimisht të njihemi me veten tonë, ta dimë misionin dhe vizionin.

Ishte 26 qershori i vitit 2013 kur shpirtit, mendjes, zemres iu mundësua rruga drejt edukimit, lirisë dhe freskisë. Mu dha një forcë për të përballuar çdo sfidë, pengesë, mur, të cilët do t’i hasja gjatë rrugëtimit tim, që tanimë isha nisur. Ishte zbatimi i zërit (urdhërit) Hyjnor, ishte momenti kur vendosa të mbulohem. Nuk ishte thjeshtë një pëlhurë tekstili që ia vendosa kokës sime, por mbi të gjitha ishte përgjegjësi! Ngase në botëkuptimin tim, çdo liri përmban ose është përgjegjësi.

Është ajo e cila më dha dhe vazhdon të më jep dashuri çdo ditë e më shume që te jem ndjekse e fjalës së parë Hyjnore.

Është ajo (mbulesa) te ne femrat e cila na bënë të larohemi nga egoja, dhe nga robëria e mendimit se “Vajzat duhet të jenë të mbyllura në shtëpi”, ku pikërisht qëllimi i mbulesës është kundër këtij mendimi. Sepse, është ajo e cila na bënë të jemi gjithmonë të lira që t’i shërbejmë popullit, dhe të punojmë për të mirën e përgjithëshme. Na jep përgjegjësi, sepse na bënë të jemi pjesë aktive e shoqërisë, duke përfaqësuar femrën si qenie e pandashme e shoqërisë, duke qenë pjesë e institucioneve shtetërore në sfera të ndryshme.
Pavarësishtë paragjykimeve, (sepse paragjykimet vijnë nga mosnjohja) ne nuk do te ndalemi që të vazhdojmë këtë sfidë me vullnet, forcë, ambicje, duke punuar që çdo ves, të keq ta largojmë nga shoqëria.

Do të punojmë me shumë dashuri që rininë apo shoqërinë ta shohim në rrugën drejt diturisë, avancimit dhe ngritjes së vlerave njerëzore. Është e vetmja gjë që botën e mbanë të gjallë dhe e bën të lulëzojë, e ajo është Dashuria Hyjnore. Ne kemi zgjedhur këtë menyrë për t’ia shprehur Krijuesit dashurinë tonë.

Të ngjajshme