Mbulesa, shenjë e lirisë

Mide Emini, mësimdhënëse e informatikës

Jetojmë në një kohë ku jo çdo gjë është ashtu siç duket, por siç dëshirojmë ta shohim. Paragjykimet janë bërë përditshmëri, edhe pse nuk duhet të jenë. Kur një femër myslimane vendos hixhabin, ajo kryen një obligim fetar, ajo vendos të vesh petkun e respektit, moralit dhe krenarisë. Por, njëkohësisht dëshiron të jetojë jetën si çdo femër tjetër, me të drejtat qe i gëzon, dëshiron të realizojë ëndrrat, të ndjek hapat e shkollimit dhe sigurisht edhe të punësohet, të krijojë familje dhe të jetoj ëndrrat si çdo femër tjetër.

Gjithë këto nuk na i përkufizon hixhabi, por vet njeriu me paragjykimet dhe idetë e gabuara që i ka krijuar rreth një femre me mbulesë. Ky lloj paragjykimi duhet të eliminohet, që e sheh femrën e mbuluar si një grua e prapambetur dhe pa asnjë të drejtë. Ne jemi shumicë dhe secila prej nesh e ka dëshmuar veten se vlen, duke kontribuar në menyra të ndryshme në shoqëri.

Ne nuk kemi nevojë për paragjykime e as të etiketohemi. Kryejmë një obligim fetar dhe ndjehemi krenare për vendimin. Hixhabi nuk na pakëson mundesitë, përkundrazi na mundëson të punojmë, jetojmë, ëndërrojmë por brenda të lejuarës, të drejtës dhe moralit.

Të ngjajshme