Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë (1:1), e zhvilluar mbrëmë në Beograd, nuk ka qenë aspak fair – play nga ana e tifozëve serb.
Tribuna e stadiumit “Marakana” ishte e tejmbushur me flamuj serb dhe parulla ofenduese ndaj kroatëve.
Sipas portalit kroat “www.index.hr”, përveç parullave, kundër kroatëve janë kënduar edhe këngë fyese. Por, fyerjeve nuk u kanë shpëtuar as shqiptarët. Tifozët serb kanë brohoritur “Ubij Hrvata, da Šiptar nema brata!” (Mbyte kroatin, që shqiptari të mbetet pa vëlla).
Në këtë takim, ku pati probleme edhe mes lojtarëve, u dogj flamuri i Kroacisë, por nuk shpëtoi pa djegur as flamuri i Kos0vës.
Gjatë ndeshjes pati edhe hedhje të sendeve në fushë dhe disa herë u kërkua edhe ndihma e forcave speciale. /albeu.com/