Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë përmbylli aktivitetet e muajit të Ramazanit me koncertin e Bajramit. Ky koncert, u realizua në qendër të qytetit, nga këndues të mirënjohur nga Maqedonia dhe Kosova, si: Egzon Ibrahimi, Xhemail dhe Sabatin Nuhiju, Avdush Krosa, Avni Nebiu, Menduh Allajbeg dhe Furkan Junuzi, të cilët para publikut kumanovar performuan ilahi të ndryshme.

Në fund të programit, të gjithë kënduesit kënduan këngën e Bajramit, tekbireve dhe salavateve, si dhe u bë hedhja e fishekzjarreve.

Para fillimit të koncertit u shtrua iftar me aktivistë dhe dashamirë, në shenjë falënderimi për punën e tyre gjatë muajit Ramazan. Fjalë rasti mori kryetari i degës së FRI-së në Kumanovë, Liridon Ismaili, i cili përshëndeti dhe falënderoi të pranishmit për gatishmërinë e treguar në kontribuimin e çfarëdo mënyreje të aktiviteteve të FRI-së.

Në fund, fjalë rasti pati edhe kryetari i FRI-së në nivel qendror, Fisnik Shabani, i cili përgëzoi degën për aktivitetet e realizuara gjatë këtij muaji.