Umeti i Muhamedit a.s., sot më shumë se kurrë, ka nevojë për rizgjim shpirtëror. Rizgjim të atillë që besimtarin e pastron nga të përlyerat e egos dhe e ngrit lart në piadestalin e devotshmërisë.

Kjo nismë domosdoshmërisht do të reflektojë në rizgjimim mbarë shoqëror.

Vetëm të tillë myslimanët do të triumfojnë mbi fuqitë tjera devijuese por me ndikim.

Kur të rikthehen vlerat Islame te njeriu, familja, shoqëria dhe shteti, bota do të jetë në harmoni dhe vend më i sigurt. Pasi ligjet e Zotit s’mund të sjellin diçka tjetër pos qetësisë.

Le të jetë ky muaj i bekuar shkak, për nismën e rizgjimit.

Nën këtë moto, Forumi Rinor Islam, edhe sivjet do të jetë pranë qytetarëve me aktivitete të shumta e të ndryshme. Duke u përpjekur për të gjallëruar ditët e këtij muaji, aktivistët e FRI-së që ditën e parë sollën shkëndijat e Ramazanit. Mikpritja e muajit Ramazan u bë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit me manifestimin tradicional “Mirë se erdhe Ramazan”. Fletushka të bashkëngjitur me hurma, ëmbëlsira dhe fleturime u shpërndanë edhe për qytetarët e Kumanovës dhe Tetovës.

Disa nga aktivitetet që do të realizojë FRI gjatë Ramazanit: Iftari i madh në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, Mbrëmjet Kuranore në Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe Kërçovë, Netët e Kulturës Islame në Kumanovë, iftari i madh në Tetovë, iftari i madh në Gostivar si dhe iftari me më shumë se 500 qytetarë në qendër të qytetit të Kumanovës, program kulturor për femra në Shkup, ligjërata, si dhe përmbyllja e gjithë aktiviteteve me koncertin me këndues të njohur nga vendi, i cili njëkohësisht do të shënojë pritjen e festës së Bajramit.