“O Zoti im, ma zgjëro mua gjoksin tim dhe mi lehtëso mua punët e mia, largo pengesat nga gjuha ime ashtu që të kuptoj fjalën time”  
Atëherë kur mbreti i mbretërve lider mbi liderët Omeri r.a ruante bagëtinë e tejzës së tij i lodhur e i raskapitur deri në fyt  afër tij vjen një plakë, kalimtare e rastit dhe i thotë: O Omer  lute Zotin tënd të ta lehtësoj barrën po lodhesh shumë në këtë thatësirë. Ai e shikoi me buzëqeshje në fytyrë e  pergjigjija e tij ishte e madhe një lutje e fuqishme: Une lus Zotin të mi forcon supet që të mund të mbajë edhe ngarkesa më të  mëdha se kjo.
Në këto kohëra kur sistemi udhëhiqet nga të sëmurët psiqik e vendimet sillen nga ata që njohin vetëm ngjyrat e parave është vështirë të flitet  me teori që spijnë ujë, nuk është çudi që nuk njohin  elementet e sistemit periodik atëherë kur edhe uji nuk i ngop interesat e tyre.Parashtrohet pyetja se pse shkruhet, pse debatohet atëherë kur  nuk po e njohim gjuhën e shurdhë memecëve?  Atyreve që sytë e duart dijn të flasin vetëm me letra por me matematikë të gabuar.
O njerëz me kravata  e mjek të sëmurë nuk udhëhiqet biznesi në mes të Çarshisë e as nuk  tregohet trimëri me atë se sa njerëz i humbet duke mos i pranuar në salla operacioni.Grip vdekjeprurës ka kapluar Republikën e Maqedonisë, kuotat ekonomike nuk vëndohen ndryshe përveç se të thithin gjakun e qytetarëve për të fryer makinën e rrezikshme të quajtur buxhet, që shpërndahet për të blerë telefona të markës së fundit që shërbejnë për selfie të zyrtarëve pranë “muzuemeve shqiptare”.
Tani rradha na qenka në arsim, paskan me i testu nxënësit me provime e profesorët me i dënu, o të ngratë a nuk ju dul hesapi me USHT-ën a nuk u mjaftuat me villa milionëshe gomat e mercedesëve tuaj nuk bëjnë as sa shtëpitë e një lagje more. Nese do të nduhet të testohet dikush jeni ju dhe të ndëgjuarit e juaj edhe jo me pyetje të rënda jo në kimi nuk ju ngushtojmë ju pyesin për etikë e moral ju japim edhe opcionet për rrethim harrova edhe numrat i njihni mirë rrethoni shifrën me më shumë zero se  PËR SA E SHKATËRUAT KËTË VEND?
Vonohet pensioni i plakut që humb jetën se nuk ka për të paguar ilaqet, mjerimi nuk ka cak nëpër fshatrat e Karshiakës e Dervenit e shkollat po rënohen për shkak dimreve të rënda e nga ana tjetër  qeveria po mjaftohet me lot të krokodilit para ekraneve televizive.
Edhe Palestina do të solidarizoheshe me ne për fatkeqësinë shqiptare që i kaploj shqiptarët. Betohem se nënës do ti dhimbsej më shumë një fëmijë i lagjës së Serovës që bredh këmbëzbathur së sa  fëmija i saj në djep që qan për liri.
Mjaft  më i dijmë të gjitha u lodhëm me  të njejtët. Jo njerëz nëse duhet do mësohen përmendësh e do kërkohet haku i tyre.Ajo prej së cilës jemi lodhur që të gjithë janë modelet kostumeve tuaja kravatat e menqura pas së cilave fshihni injorancën e gënjeshtrat e juaja.
Mblidhni turpllëqet e juaja e rruga mbarë veqse  mos harroni që pas vetes ti merni edhe ato fëmijë të cilëve ua dhatë diplomat dhuratë e i ulet nëpër zyret parlamentare për reklamë.
Nuk na ka hije të miremi me punë fëmijësh e as të qeshim me dhëmbë jashtë atëherë kur duhen të përvishen krahët për punë, sjeni ende për në fushë futbolli e as për të dhënë gola më mirë të themi se nuk ju pranojn juve si amatorë të këqinj që sdijni për fitore as nga ndeshjet e mahallës.
Shqiptarët e Maqedonisë janë populli i fatit të tretë – Kim Mehmeti. Të paktën kohëve të fundit pritet profesionalizëm e më pak frigë. Nuk jeni në gjendjë të rrisni shumë çmimin që të pengoni hyrjen e firmave të reja në treg  se kualitetin e produktit e zgjedhin konsumatorët po ata pensionojnë prodhues “të mëdhenj”.
Atëherë kur tradhëtuat besë ajo nuk ju besohet juve më, koha është e atyre që dijnë të ecin me dorë në zemër e besë në gjokse për të realizuar emanete shekullore.
Besojmë që kur secili të ulet aty ku e meriton edhe ju do të jeni të kënaqur me kontributin tuaj e do thoni ku paskam qenë më herët .. Skeni faj  edhe ju, ideologjia ju paska qenë e gabuar.