Nxënësi i Medresesë së Beratit Adi Totaj, ka fituar çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Piktorëve “A Youthful Vision 2012” për moshat 13-15 vjeç, që u zhvillua në Sllovaki, organizuar nga UNESCO në kuadër të projektit World Haritage.
Adi Totaj është shpallur piktori më i mirë mes 1458 të rinjve nga e gjithë bota me pikurën e urës së Goricës në Berat. Edicioni i 18-të i konkursit “Një vizion rinor 2012” u organizua në Banska Štiavnica të Sllovakisë. Ky konkurs synon të ftojë dhe angazhojë fëmijët e shkollave duke përdorur kreativitetin e tyre për të paraqitur trashëgiminë botërore të qytetit të tyre ose të çdo qyteti që është pjesë e trashëgimisë kulturore në të gjithë botën.
“A Youthful Vision 2012” është një konkurs ndërkombëtar pikture, ku marrin pjesë persona nga të gjitha vendet që janë në mbrojtjen e UNESCO-s, Institutit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në botë. Në organizimin e këtij viti morën pjesë mbi 1458 të rinj nga 80 shkolla të ndryshme nga 26 qytete të trashëgimisë botërore dhe nga 19 shtete të ndryshme.