Si njëra ndër ngjarjet më të ndritura të historisë shqiptare, Dita e flamurit tashmë për shumë vite mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar.
Është kjo dita kur përkujtojmë kontributin e madh të shumë shqiptarëve, përpjekjet e tyre në rrugën e mundimshme deri në arrijen e qëllimit për formimin e shtetit të pavarur. Në përkujtimin e brezave që ruajtën parimin e lirisë dhe bashkëjetesës, urojmë kjo ditë të shërbejë si udhërrëfyesi më i mirë për një unitet sa më të madh mbarëkombëtar.
Forumi Rinor Islam uron gjithë shqiptarët me rastin e shënimit të 103 vjetorit të Ditës së flamurit dhe të pavarësisë së shtetit shqiptar.
Urojmë për një të ardhme më të mirë, paqe dhe qëndrueshmëri për të gjithë shqiptarët.
Zoti i bekoftë gjithë shqiptarët!
Gëzuar Ditën e flamurit!
Fevzi Musliu, kryetar i Forumit Rinor Islam