Pasi u mësuan grupet e Ligës së Kampionëve Evropian, tashmë është mësuar edhe orari i ndeshjeve në Ligën më prestigjioze evropiane për sezonin 2014/2015.
Dy gjigandët e Evropës, Liverpulli dhe Real Madridi do të takohen mes tyre në kuadër të xhiros së tretë dhe të katërt, ndërkohë Barcelona dhe PSZH-ja në kuadër të grupit “F” përballë njëra tjetrës do të takohen në xhiron e dytë dhe të pestë.
Në të njëjtën xhiro si “katalunasit” dhe “parisienët” do të luajnë edhe Atletiko Madridi dhe Juventusi, ndërkohë Mançester Siti dhe Roma përballë njëra tjetrës do të dalin në kuadër të xhiros së dytë dhe të 6-të.

Datat kur do të zhvillohen ndeshjet e Ligës së Kampionëve Evropian
Ndeshjet e xhiros së 1-të:  16–17/09/14
Ndeshjet e xhiros së 2-të:  30/09–01/10/14
Ndeshjet e xhiros së 3-të:  21–22/10/14
Ndeshjet e xhiros së 4-të:  04–05/11/14
Ndeshjet e xhiros së 5-të:  25–26/11/14
Ndeshjet e xhiros së 6-të:  09–10/12/14

Orarin e plotë të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve Evropian shihni në foton më poshtë:
Grupet e Liges se Kampioneve Evropian
Grupet e Liges se Kampioneve Evropian 1