Portali Almakos sjellë fotografinë e minares pa xhami e cila ndodhet në Margëlliç, Çamëri.
Në këtë vendbanim ndodhen edhe shumë objekte kulturore dhe shpirtërore, dëshmi reale, që flasin për identitetin e camëve, e të cilat janë të lëna në harresë pa asnjë përkujdesje institucionale.
Çamëria shtrihet në pjesen veriperëndimore të Greqisë me një sipërfaqe prej 10. 000 km2. Pellasgo-Ilirët ishin banorët e hershem të Çamërisë, kurse mbret i parë ishte Therporti me prejardhje Pellazge. Fiset ILIRE ishin Molosët,Dodonët, Kasopianet, Efyrianet etj. Çamëria ishte pjesë e Mbretrisë ILIRE. Heroi Pirro ishte heroi i shquar i Çamërisë, sukseset në luftëra e derguan atë dhe ushtrinë e tij deri ne Itali. Besohet që Pirro të jetë i afërm i Aleksanderit. Gjatë pushtimit Bizantin, fise te reja erdhën në Çamëri, siç ishin Gothet,Ostret,Sarakenet dhe Norset. Me 1449 Çamëria u pushtua nga perandoria Osmane. Ne shekujt 16 dhe 17,Cameria u kthye ne arene te revoltave te ashpra kunder sundimit osman.
Populli Çamë luftoj kundër ushtrisë Osmane në vitet 1611 dhe 1803, ku në betejen e fundit u shqua regjioni i Sulit (qendra e Sulit ishte Paramithia, më Shqiponjën dy krershe). Me 1750 regjioni i Sulit përbëhej prej 60 fshatrave dhe kishte 25000 banor. Gjatë pushtimit Osman, Çamëria ishte pjesë e Janinës, njëra nga katër vilajetet Shqiptare.
Shqiptaret e njohur si luftëtar, mësues, dhe patriot ishin: Luli Çapari, Marko BoÇari, Hasan Tasini, Osman Taka, Çelo Mezani dhe të tjerë. Në shekullin 18 fillon procesi i islamizimit me force-pjese e popullsise se Sulit dhe Parges largohen per ne ishujt greke per t’i shpetuar shnderrimit. Gjate viteve 1820- 1850, krahina merr pjese perseri ne kryengritjet kunder Perandorise Osmane. Ne vitet 1854 dhe 1877, popullsia i reziston me sukses sulmeve te Andarteve Greke. Gjate luftrave Ballkanike,trupat greke hyjne ne Cameri. Per te ndihmuar popullin came qeveria e (perkohshme) e Vlores dergoi trupa ushtarake atje, por vendimi i Konferences se Ambasadoreve i dha Camerine Greqise. Mbas Luftes se Dyte Boterore, qeveria greke deboi me force mijera shqiptare myslimane ne Turqi me preteksin qe ato ishin për shkak te fesë se tyre. Me fundin e Luftës se Dyte Boterore, terrori i ushtruar ndaj popullsise vendase, detyroi 25.000 Çame te besimit mysliman te lene atdheun e tyre dhe te kërkojnë strehim te përkohshëm ne Shqipëri.
PREJ NGA RRJEDH FJALA ÇAMERI?
Fjala çam eshte nje evoluim i termit “t’chiam” dhe perkon me emrin e nje lumi te vjeter qe kalonte permes krahines se Çamerise. Fjala “T’chamis” haset ne shume harta te vjetra romake dhe helene, duke na treguar se emri “Chameria”eshte me i vjeter se Epiri dhe eshte perdorur vetem nga popullsia shqiptare nder shekuj. Ajo qe eshte me e rendesishme te thuhet ketu eshte se, popullsia çame ka nje etnitet, tradite dhezakone te mirefillta shqiptare./Almakos
 
image