Në hapsirat e qendrës për gjuhë të huaja, kurse përgatitore dhe trajnime “FLUENT” sot u bë hapja solemne e trajnimit më të ri, Menaxhment dhe menaxhim kohe. Trajnimi në fjalë llogaritet një ndër trajnimet me reprezentative që organizon “Fluent”, pas tij për Lidership.
Duke falenderuar për besimin që kanë kanidatët e paraqitur në kuadër të këtij trajnimi dhe duke çmuar prezencën e shumë personaliteteve në hapjen e trajnimit për Menaxhment dhe menaxhim kohe, drejtori i “Fluent”, Muhamed Jonuzi tha:
“…sot fillojmë me një projekt për të cilin kemi punuar 6 muaj rradhazi, përgjatë të cilit do të flasim për menaxhmentin, planifikimin strategjik dhe menaxhimin e kohës. Konsiderojmë që kemi zgjedhur elitën e profesorëve të cilët janë më kompetentët për të qenë pjesë e ligjëratave dhe trajnimeve përgjatë 10-12 moduleve, me një qasje prej afro 10 temash në kuadër të një modili, apo në përgjithësi do të kemi mundësi të elaborojmë mbi 100 tematika të cilat kanë të bëjnë me sferën në fjalë. Pjesë e këtij trajnimi janë kandidatë që vijnë nga sfera të ndryshme studimore, persona fizik, maje edhe subjekte juridike që vijnë nga komuant apo ministritë e ndryshme”, potencoi Jonuzi.
Trajnimin për Menaxhment dhe menaxhim kohe e shpalli të hapur ministri i arsimit dhe shkencës në Republikën e Maqedonisë.
“Sot jam këtu në hapjen e një trajnimi të ri që organizon Qendra “Fluent” me kandidatë të paraqitur. Tematika ka të bëjë me Menaxhimin institucional dhe menaxhimin e kohës. Me kënaqësi pranova ftesën që të jem këtu për të prezantuar para kandidatëve ligjëratën në fjalë. Deri më tani kjo qendër ka arritur të organozjë disa lloje të trajnimeve që njëfarë mënyre janë plotësim i asaj që studentët e marrin gjatë studimeve të tyre universitare. Trajnimet e këtilla janë mbindërtim i shkathtësive dhe aftësive të studentëve  që i kanë përfituar në studimet e tyre universitare. Sigurisht që shkollimi joformal është i rëndësishëm, sepse atë që nuk mund ta përfitojmë gjatë studimeve, e përfitojnë gjatë këtyre trajnimeve”, tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi.
Fjalë rasti në hapjen solemne të këtij trajnimi patën edhe: Ahmed Qazimi (përgjegjës i njësisë për veprimtari publike në kuadër të Komunës së Tetovës), Menderes Kuçi (kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perendimore), Fisnik Shabani (bashkëpunëtor  i “FLUENT”) si dhe Arben Halili (drejtor i OEMVP.
Ligjërues të këtij trajnimi do të jenë: Prof. Dr. Musa Musai, Prof. Dr. Izet Zeqiri, Prof. Dr. Bardhyl Musai, Mr. Ahmed Qazimi si dhe përfaqësues nga OEMVP.
Ndryshe, “Fluent” është qendër kursesh e trajnimesh e cili aktivitetin e saj e ushtron në 5 vendbanime, edhe ate: Shkup, Tetovë, Kumanovë, Kërçovë dhe së fundmi edhe në Studeniçan.
10726514_814585458563040_394015413_n 10728626_814585468563039_2062928736_n 10735658_814585488563037_2086929312_n 10744924_814585475229705_1670825551_n 10749450_814585481896371_222853123_n Fluent1