“Mos e përdorni telefonin derisa mbushet” është vetëm një mit i njohur për baterinë e smartphone-ve. Si edhe çdo mit tjetër, nuk është i saktë. Kjo është e vërteta pas miteve më të njohura për mbushjen e baterisë.
Përdorimi i mbushësve që nuk janë të brendit të njejtë e shkatërron baterinë
Është e vërtetë që duhet tiu shmangeni mbushësve të lirë nga brendi i njejtë, por mbushësit e lirë të një brendi tjetër janë në rregull. KËTU mund ta zbuloni si t’i dalloni këto modele të mbushësve.
Nuk duhet të përdoret telefoni gjatë mbushjes
Në fakt, mund ta perdorni sa të doni. Ka shumë besime të lidhura me këtë mit, si për shembull që telefoni mund të eksplodojë nëse e përdorni gjatë mbushjes. Por, këto mendime skanë kurrfarë baze. Nuk rekomandohet përdorimi i telefonit gjatë mbushjes derisa përdoret një mbushës që nuk është origjinal.

Mbushja e telefonit gjatë natës e shkatërron baterinë

Telefoni juaj është më i mençur sesa që mendoni. Pasi që të mbushet, ai e di si të ndalojë së mbushuri. Kjo do të thotë që bateria as nuk përdoret gjatë natës pas përfundimit të mbushjes.
Megjithatë, nuk rekomandohet mbushje e shpeshtë natën. Bateria do të zgjasë më shumë nëse telefoni është i mbushur mes 40% dhe 80%.

Nuk duhet ta fikni telefonin

Telefoni ndoshta është makinë, por ndonjëherë duhet të pushojë. Thuhet që fikja e telefonit në periudhë të caktuar  zmadhon jetëzgjatjen e baterisë. Nga Apple rekomandojnë fikje një herë në javë.
Mos e mbushni telefonin derisa bateria të zbrazet krejtsisht
Në fakt, më mirë është telefoni të mbushet çdo ditë sesa një herë në një periudhë të caktuar. Siç u përmend, ruani baterinë nga 40% deri me 80%.