Vazhdojnë aktivitete e FRI-Shkup për fushatën “Ta Njohim Muhamedin a.s.”
Në suaza të fushatës “Ta Njohim Muhamedin a.s.” Forumi Rinor Islam – dega Shkup realizoi tribunë në xhaminë Neda në f.Haraçinë.
Ligjerues në këtë tribunë ishte hoxha Qenan ef. Ismaili i cili ligjeroi temën ”Mos më thuaj se je ummeti i Muhamemdit a.s., nëse…”
Një numër i madh i pjesëmarrësve që ishin në këtë tribunë ngelën tepër të kënaqur dhe udhëheqësia e kësaj xhamie shprehi falenderime për hoxhën e nderuar që ishte në mesin e tyre, si dhe përgëzoi të rinjtë e këtij asociacioni rinor që s’kanë të ndaluar në kësilloj aktivitetesh që e vetëdijesojnë popullatën për këto data të rëndësishme islam, lindjen e njeriut që ua hapi zemrat njerëzve, ai i cili ishte pishtari ndriçues.
Ndër tjerash programi në fjalë u organizua nga të rinjtë e FRI-Dega Shkup në bashkëpunim me të rinjtë e xhamisë Neda, programi u freskua me interpretimin e disa ilahive nga kënduesit e mirënjohur të Grupit Nur.

12400746_1270564429626661_5189266900081813954_n
”Mos më thuaj se je ummeti i Muhamemdit a.s., nëse…”