Pasi dështoi me pistën Pep Guardiola, Chelsea po mendon për Jose Mourinhon.
Pasi i prishi punët me Real Madridin, ‘Special One’ nuk e ka fshehur kurrë nostalgjinë që e ndien për Blues, me të cilët i ka fituar dy tituj të kampionit në Premierligë.
Kështu, pas gjashtë vjetësh ndarjeje, trajneri portugez mund të rikthehet në Stamford Bridge. Sipas tabloidit britanik Daily Star, kontaktet me pronarin e kampionit evropian, Roman Abramovich, kanë nisur në javët e fundit.
Miliarderi rus është në kërkim të një trajneri të ri, pasi që atë nuk e ka bindur trajneri Rafa Benitez.