Ne u lodhёm shumё gjatё njёmbёdhjet muajve
s’na mbeti forcё tjetёr pёr tu duruar vёshtirёsive,
frymonimё lirshёm por nuk e ndjenimё aromёn e lirisё
donim tё shpresonimё por si,kur patёm humbur kuptimin e shpresёs.
 
Zemrat u ngurtёsuan kur humbёn mёshirёn nga peripecit e jetёs
shpirtrat u errёsuan kur humbёn besimin ndaj tё sё vёrtetёs
trupat u lodhёn kur patёn humbur fuqin pas sigurimit tё ekzistencёs
gjymtyrёt u pёrgjysmuan kur dhanё gjithçka e nuk morёn gjё prej jetёs.
 
Ne u lodhёm shumё gjatё njёmbёdhjet muajve
e shpresa e vetme ishit ju o muaj i shpalljeve,
prandaj me shumё mallё ju pritёm
dhe vizitёn tuaj me knaqёsi e mikpritёm.
 
Ardhja juaj ishte njё mrekulli e zbritur nga Qielli
na u rikthyen buzёqeshjet nё fytyrё,sikur pas shiut kur shkёlqen Dielli,
na u mbushёn me dashuri zemrat,kur nё to u rikthye mёshira
na u ndriçuan shpirtrat me nur,kur nё to gjallёroj besimi dhe e vёrteta
na u ç’lodhёn trupat nga knaqёsia,kur nё emёr tё All-llahut na u rikthye fuqia
gjymtyrёt sikur u rigjeneruan,kur kuptuan se s’vlejkan gjё mirёsit e kёsaj jete.
 
Namazet e teravive janё tё gjata,por sjellin shpërblime të panumërta
ditët që agjërojmë janë të nxehta,por harohen kur në mbrëmje shuhet etja,
namazet,duat e lutjet pranohen,kur me sinqireitet nga Zoti drejtohen
ky është muaj i faljes,ku besimtarët nga mëkatet pastrohen
ky është muaj i lirisë,ku besimtarët nga rrobëria shpirtërore lirohen
ky është muaj i shpresë,ku besimtarët forcohen dhe bëhen durimtarë ndaj sprovave.
 
Sonte është nata që mbart me vete vlerën e njëmijmuajve
çdo pëllëmb toke është e mbuluar nga prania e melekëve,
aktivitetet tona nga ana e tyre regjistrohen e tek All-llahu dërgohen
dhe pa ja nda i luten Krijuesit që vepërmirët sonte të shpëtohen.
 
Fjalët nuk kanë të ndalur,por lutuni për tu falur
ashtu siç hyri ky muaj, është edhe duke dalur
sonte jemi tubuar e lutemi për falje të gjithë këto që jemi
sepse këtë mundësi vitin e ardhshëm disa nga ne nuk do ta kemi.
 
               Shkruar nga: Xhemshit Jusufi
                                        23.Korrik.2014