Fillimet e karrierës
Në moshën 12-vjeçare Muhammad Ali njihet me Joe Martin, polic dhe trajner i boksit lokal. Martin e inkurajoi Muhammadin e ri në moshë në mësimin e boksit dhe në arritje të mëdha në këtë fushë. Nëse rezultatet shkollore të tij ishin të dobëta, paraqitjet e tij sportive ishin shumë të mira dhe kur ishte në lice fitoi 6 Kentucky Gold Glove, që i dhanë atij mundësi të marrë diplomën me gjithë notat mediokre. Në Lojërat Olimpike të verës së vitit 1960 në Romë, ai fitoi medaljen e artë të peshave gjysmë të rënda. Ai bëhet profesionist nën tutelën e trajnerit legjendar të boksit, Angelo Dundee dhe fiton shpejt famë për stilin e tij të veçantë për rezultatet e tij spektakolare dhe vetëreklamimin pa pushim që i bënte vetes. Ai u bë i njohur me nofkën “Louisville Lip” (që do të thotë Lepuri i Louisville) duke kompozuar poema që parandienin se në cilën herë ai do të mundte kundërshtarin e tij Liston KO. Ai nuk ngurronte të qartësonte të folurat e tij me fjali të tilla si “Unë jam i madh” apo “Jam i ri, jam i lezetshëm dhe jam totalisht i pamposhtur”. Në Louisville, më 29 tetor të vitit 1960, ai fiton ndeshjen e parë në nivel profesional. Para se të marrë emrin e ri sipas traditës myslimane, Cassius Clay kishte shfaqur tashmë një talent unik, por shumë të papërshkrueshëm nga pikëpamja e stilit. Shpesh ai e linte veten të ishte shumë i zhdërvjellët në mbrojtje. Cassius preferonte t’i kapte grushtet e kundërshtarit të tij me reflekse dhe lojën e këmbëve që ishte shumë efikase. Pothuajse në të gjitha rastet ai ishte më i talentuar dhe i shpejtë se kundërshtarët e tij, ai i dominonte ata. Siç ndodh te profesionistët ai kishte besim te aftësitë e tij dhe thoshte shumë shpesh se ishte i fortë dhe se askush nuk mund ta mundte. Publiku që e ka parë të zhvillojë ndeshje boksi në emisionin «Kampioni i së nesërmes» nuk e pëlqente këtë lloj besimi që ai kishte në vetvete dhe këtë lloj arrogance. Në moshën 18-vjeçare, ai kishte fituar të gjithë titujt e mundshëm të amatorëve. Për titullin «Dorezat e Arta Kombëtare», ai ka bërë një përballje shumë të arritur profesionalisht. Kundërshtari i tij, një kampion me ngjyrë i ushtrisë amerikane, i quajtur Allen Hudson, e hodhi në tapet që në raundin e parë. Megjithatë, Cassius nuk e la veten të mundej. Ai u çua përsëri në këmbë dhe replikoi ndaj kundërshtarit të tij duke fituar në raundin e tretë me një “knock-out » teknik. Kjo fitore i dha atij të drejtën për të shkuar në Lojërat Olimpike të Romës të zhvilluara në verë të vitit 1960. Para se të shkonte atje ai fitoi Medaljen e Artë në kategorinë e peshave të lehta dhe të rënda. Në atë kohë Cassiusit nuk i mbetej gjë tjetër veçse të kalonte në radhët e profesionistëve.
Loja dhe besimi në vetvete
Në fillimet e karrierës së tij, Muhammad Ali ishte një lojtar që posedonte një aftësi shumë të mëdha në krahasim me boksierët e kategorisë mbi mesataren (ai arrinte të ngrinte 84 kilogram). Ai mund të boksonte duke ruajtur dorën e tij të majtë përgjatë trupit dhe shmangte goditjet duke u zmbrapsur. Ai shmangte rrezikun me finesë nën brohoritjet e gëzueshme të fansave që ndodheshin të pranishëm. Për më tepër, ai kishte duart më të shpejta ndër lojtarët e kategorisë së tij. Ai i lodhte kundërshtarët e tij me goditje të shpeshta, si në fytyrë, ashtu edhe në trup. Edhe pse konsiderohej si një boksier i shkathët, ai duhej të respektonte goditjen e grushtit të tij. Gjatë tridhjetë përballjeve të tij të para, ai fitoi 24 herë. Asnjë nuk e vinte në dyshim faktin që godiste fort dhe që mund ta bënte shumë shpejt kundërshtarin të përballej me tapetin. Ai ishte më të vërtetë i lindur për këtë sport, boksi ishte dhuntia e tij më e madhe. Me besimin e madh që kishte në vetvete, ai u hapte luftë kundërshtarëve të tij. Edhe ata më të mëdhenjtë kanë shijuar lirizmin e tij. Ai nuk ndalej vetëm në disa fjalë. Ai guxonte të parathoshte se çfarë do të ndodhte gjatë raundit, gjatë së cilit ai e dinte sa herë do të rrëzonte në tapet kundërshtarin. Më pas, ai përshkruante mënyrën me të cilën do të fitonte. Gjatë përballjes së parë me Sonny Liston, Ali kishte thënë se Sonny do të ishte sateliti i parë human. E gjithë kjo paradë shkaktonte një sasi të madhe emocionesh, si tek ata që e admironin, ashtu edhe te fansat. Në fakt, ai nuk linte askënd ta mburrte sepse ishte vetë shumë i kujdesshëm për këtë gjë, sidomos në kohën kur thoshte “Unë jam më i madhi”. Megjithatë kur binte zilja në ring, fjalët e bukura zëvendësoheshin me lojën e boksit. Në atë çast kundërshtarët prisnin vetëm goditjet e tij.
Ndeshjet më interesante
Hyrja e tij në radhët e profesionistëve u realizua pa vështirësi. Nga viti 1963 në ‘64, Cassius Clay fitoi 19 përballjet e para duke rrëzuar 16 nga kundërshtarët e tij në tapet. Kjo seri fitoresh i hapi atij rrugën e kampionatit.
Clay përballë Liston
Në vitin 1964, Sonny Liston, një ish-i burgosur, dominonte divizionin e grushtit më të rëndë dhe njëkohësisht më të fortë. Ai kishte ulur dy vjet më parë nga froni Floyd Patterson në vetëm 2 minuta e 6 sekonda. Kollosi Liston dukej i paprekshëm dhe i pamposhtur. Ekspertët mendonin që kampioni do ta mbronte titullin e tij me shumë lehtësi. Megjithatë Cassius do t’i kundërshtonte plotësisht ata. Atë natë në Miami, ai u përball me kampionin e madh dhe ndeshja u shoqërua me shumë momente interesante. Cassius bëri një lojë më të qetë duke kryer shumë kombinime, të cilat dobësuan pak nga pak kundërshtarin. Në fillim të raundit të shtatë, Liston, parimisht i mundur, nuk pranoi më të vazhdonte ndeshjen. Gjatë kohës që kampioni i dështuar po merrte veten pas goditjeve të shumta, Clay u drejtohej gazetarëve të përhapur në çdo kënd të ringut me fjalët : “Kush është më i madhi”? Habia që shkaktoi Clay duke fituar këtë ndeshje pati një jehonë të gjatë. Një ditë pas përballjes, ai njoftoi se kishte vendosur të ndërronte fe dhe të shkonte në një vend islamik, si dhe që do të ndërronte edhe emrin në Muhammad Ali. Ky njoftim habiti shumë persona të komunitetit të bardhë që tashmë e dinin se ai bënte pjesë që prej tre vjetësh në mbledhjet e Kombit të islamit, një grup shumë i kundërshtuar. Në këmbim, Ali humbi shumë fansa, si të bardhë, ashtu edhe me ngjyrë. Për më tepër, “World Boxing Association” nuk pranoi të sanksionojë ndeshjen e kthimit kundër Listonit. Arsyeja e përmendur, që është shumë dyshuese, ishte ndërrimi i emrit. Ali nuk iu nënshtrua fatit të tij, por vazhdoi rrugën në karrierë. Një vit më vonë ai u përball sërish me Liston në një tjetër ndeshje. Këtë herë, ai e mundi shumë më shpejt duke e qëlluar me goditje të shpeshta që në raundin e parë. Duke kthyer faqen për kapitullin Liston, Ali u përball gjithashtu me boksierë të tjerë si Floyd Patterson, Henry Cooper dhe Brian London, të cilët të gjithë janë mundur prej tij.
Muhammed Ali në burg për mos vajtje në ushtri
Ali ishte gjithmonë i bindur në aftësitë e tij dhe nuk reshte së thëni një gjë të tillë. Në vitin 1966, atij i duhej të shkonte të kryente shërbimin ushtarak. Ai ishte kundër çështjes së luftës së Vietnamit. Në viti 1966, ai nuk pranon të shkojë ushtar në ushtrinë amerikane, që në atë kohë angazhohej në Luftën e Vietnamit dhe argumentoi se nuk ka “asgjë kundër Vietnamit” dhe që asnjë vietnamez nuk e ka trajtuar si njeri me ngjyrë. Në vitin 1967 atij i hiqet fasha e kampionit të botës dhe licenca e boksierit dhe dënohet me pesë vjet burg dhe me një gjobë prej 10 000 dollarësh. Ai nuk kishte më të drejtë të luante boks në Shtetet e Bashkuara. Ky gjykim u anulua tre vjet më vonë. Dënimi i Muhammad Ali për shkak të mos kryerjes së shërbimit ushtarak apo hyrja e tij në islam e transformuan nga një kampion krenar, por popullor, në një nga personalitetet me të njohur dhe më të polemizuar të epokës së tij. Për shkak të këtyre ndodhive Muhammad Ali nuk luajti boks për tre vjet e gjysmë, pikërisht në momentin kur ekspertët e kësaj fushe mendonin se ai ishte në kulmin e karrierës së tij. Duke mos mundur ta përballojë jetën me këtë sport, ai vendosi të japë mësim në universitet. Në fjalimet që ai ka paraqitur, ka shprehur pikëpamjen e tij mbi luftën dhe të drejtën e barazisë për popullsinë me ngjyrë. Duke qenë se situata zhvillohej jo në favor të gustos së tij, Ali njoftoi në shkurt të vitit 1970 tërheqjen e tij nga sporti i boksit. Megjithatë në qershor të të njëjtit vit, një vendim i Gjykatës së Lartë i dha atij të drejtën të rifillonte sërish boksin. Dënimi i tij u anulua për shkak se FBI-ja kishte proceduar me dëgjime ilegale. Autoritetet e pranishme nuk kanë thënë asgjë mbi të drejtat qytetare të Muhammad Ali, që pa dyshim do të ishin cenuar. Farsa e keqe kishte përfunduar tashmë. Ali nuk ka qortuar dhe fyer askënd. Në të kundërt, se nuk ia vlen t’i ndëshkojë për gjestet që ata i kanë cilësuar si të mira. Siç ishte pozicioni i tij lidhur me këtë situatë. Për më tepër, ai nuk vijoi me tej këtë çështje për të fituar titullin e tij. Ai ka preferuar më shumë të theksojë edhe më tepër hapat e tij drejt kampionatit. Pas tre viteve pa aktivitet, Ali iu rikthye shpejt boksit duke mundur Jerry Quarry dhe Oscar Bonavena. Pas ndeshjes së dytë, Ali thirri në përballje Joe Frazier.
Ali kundër Frazier
Frazie pranoi pa asnjë hezitim duelin e lançuar nga Ali. Që prej kohës që ai ishte larguar nga boksi, i pezulluar dhe i larguar nga titulli i tij i kampionit të peshave të rënda, Frazier dominonte prej kohësh kategorinë. Dy boksierët ishin kampionë në llojin e tyre dhe nuk e njihnin humbjen. Ndryshimi ishte që Frazier ishte pa asnjë dyshim në kulmin e karrierës së tij ndërsa Muhammad Ali rikthehej pas tre vjet pushimi me vetëm dy ndeshje parapërgatitore të trupit. Të gjithë ishin shumë kureshtarë për të mësuar sesi do të përfundonte ndeshja. Turma që mbushte plot e përplot stadiumin ishte shumë entuziaste. Edhe të 700 gazetarët që mundën të hynin për të parë ndeshjen ishin po ashtu shumë të interesuar për rezultatin. Që në raundin e parë, mund të shihnim një Ali që kishte humbur shumë terren në lojë. Duart e tij ishin më pak të shkatha se më parë dhe loja e këmbëve nuk i bashkëngjitej. Ai vendosi të përballet me kampionin. Me vullnetin dhe dëshirën e tij të përhershme për të fituar, Frazier godiste pa pushim Muhammad Aliun, sidomos me goditjen e tij të preferuar, grushtin e dorës së majtë. Ali duhet të bënte një pushim të shkurtër pas çdo goditje dhe të rimerrte veten pas çdo sulmi brutal të kundërshtarit. Loja ishte mjaft interesante dhe të dy kampionët i kishin dhënë njëri-tjetrit disa goditje të bukura dhe të forta. Ritmi i lojës ishte bërë shumë i fortë. Ali e kishte parandjerë se Frazier do të binte në tapet në raundin e gjashtë. Këtë herë, ai u zhgënjye shumë. Frazier ia doli mbanë të mbahej në kabullin e cepit dhe e dërrmoi më goditje të njëpasnjëshme në kokë dhe në trup. Gjithsesi ai arriti të ngrihej në këmbë para se të binte bilbili i gjyqtarit. Në raundin e nëntë, Ali e rimori mirë veten duke filluar një valë kombinimesh. Sulmi dukej i gjatë mes dy divave. Në raundin e pesëmbëdhjetë, Frazier bëri sulmin përfundimtar duke i dhënë një goditje më grushtin e majtë që hodhi papritur Ali në tapet. Edhe një herë, Ali ia doli mbanë të mbijetojë pas grushtit të Frazierit. Megjithatë përfundimi i ndeshjes ishte i vendosur. Verdikti i tre gjyqtarëve ai që do të vendoste gjithçka. Frazier fitoi ndeshjen me rezultatet: 9-6, 11-4 dhe 8-6. Kjo ndeshje e parë ndërmjet Ali dhe Frazier u përfol dhe u komentua shumë saqë ekspertët e quajtën “Ndeshja e shekullit” dhe ishte pikërisht ashtu. Pas kësaj disfate, Aliut i duhej të fitonte shumë ndeshje për t’i dëshmuar ekspertëve që ishte gjithmonë numri një. Brenda 23 muajve, ai është përballur me dhjetë boksierë, të cilët i mundi me shumë lehtësi. Vetëm një ndeshje kundër Ken Norton duket se ia ngadalësoi pak ritmin. Në fakt, Norton i rezervoi një surprizë të bukur duke e mundur me vendosmëri. Megjithatë, Ali fitoi menjëherë ndeshjen e kthimit. Këtë herë ai ishte përgatitur si duhej dhe fitoi në raundin e dytë. Dy vjet pas dështimit kundër Frazier, Ali pati shansin e dytë dhe nuk e humbi. Ai fitoi ndeshjen me vendim unanim. Megjithatë nuk luhej për titull kësaj here. Një vit më parë, Frazier kishte humbur në Xhamajka kundër një lojtari të ri, i riu dhe i profilizuari George Foreman. Etapa e ardhshme për Muhammad Ali ishte e pashmangshme të evitonte përballjen me të.
Ali në duel me Foreman
Ndeshja mes dy boksierëve u njoh me emrin “Rumble in the Jungle”. Ndryshe nga ndeshja me Sonny Liston, Ali nuk ka përdorur shpejtësinë e tij për të shmangur sulmet e ashpër të Foreman. Ali zotëroi një taktikë të matur dhe frytdhënëse. E lëshonte veten pas kabujve dhe i jepte goditje të forta Foremanit. Kështu Ali mbronte kraharorin me parakrahët dhe fytyrën me duar. Megjithatë Foreman sapo gjeti një mundësi i dha një goditje të fortë Aliut dhe ai ra në tokë. Në përfundim të çdo raundi, Ali doli nga kjo monotoni duke bërë disa kombinime. Pak nga pak kampioni u lodh. Më pas në përfundim të raundit të tetë, Ali e goditi atë shumë herë radhazi duke e rrëzuar në tapet për herë të parë në karrierën e tij. I lodhur dhe i hutuar, Foreman nuk arriti të ngrihej në këmbë. Turma e madhe e njerëzve ishte në delir.
Episodet e fundit
Pas kësaj fitoreje të madhe, Ali ka mbrojtur me sukses titullin e tij si kampion. Megjithatë, një djalosh i ri që sapo kishte marrë një medalje, Leon Spinks arriti ta mundë Muhammad Ali në vitin 1978. Në moshën 36-vjeçare ai nuk ndjehej edhe qa aktiv, mosha po fillonte të bënte të vetën dhe ai po ndjente peshën e viteve të lënë pas. Ai nuk ishte më aq i shpejtë dhe i shkathët. Në një ndeshje të kthimit, ai arriti të mundë Spinks. Menjëherë ai arriti të bëhet për herë të tretë kampion i peshave të rënda. Megjithatë, ai e kishte të pamundur të ruante “kurorën” e tij. Koha e tij po kalonte dhe kështu u tërhoq nga sporti i boksit në vitin 1981.
Sëmundja e Parkinsonit
Pak kohë më pas, një anëtar i ekipit të tij njoftoi se ai vuante nga sëmundja e Parkinsonit (sëmundje që shkakton dridhje dhe kontraktim të muskujve). Sipas disa të dhënave, thuhej se sëmundja ishte shkaktuar nga grumbullimi i goditjeve në kokë gjatë karrierës së tij. Me gjithë këtë, ai nuk u ndal aty. Në fakt, ai u implikua në shumë procese humanitare. Pikërisht para luftës së Gjirit Persik, të vitit 1990, Ali shkoi në Irak për të negociuar në lirimin e pengjeve. Më pas në vitin 1996, para miliona telespektatorëve, ai ndezi flakën olimpike në edhe pse dridhej për shkak të sëmundjes. Për më tepër, ai u dhuroi disa milionë dollarë personave dhe organizatave, ndër të cilat edhe në shumë shkolla. Ai nuk ka bërë asnjëherë dallim për ngjyrën apo fenë e tyre. Me gjithë fjalët habitëse që ka thënë gjatë karrierës së tij sportive, Ali ka zhvilluar një respekt të thellë për qenien njerëzore.
Stili i tij
Ali kishte një stil shumë origjinal për një boksier. Ai mbante gjithashtu duart përgjatë trupitmë tepër sesa në pozicionin lart për të mbrojtur fytyrën si në stilin e zakonshëm. Ai i besonte reflekseve të tij, si dhe faktit se ishte shumë shpatullgjerë për të shmangur goditjet e kundërshtarit. Ali godiste në kokë më shumë se pjesa më e madhe e boksierëve, një strategji e rrezikuar sepse loja ishte e gjatë, duke pasur parasysh edhe faktin se goditjet në trup janë më efikase për të mposhtur kundërshtarin. Për shaka, ekipi që ishte në mbikëqyrje të Muhammad Ali quhej “Ushtria Ali”.
Emri : Muhammad
Mbiemri : Ali
Ditëlindja : 17.01.1942
Vendlindja : Louisville (Kentucky), Shtetet e Bashkuara
Gjatësia : 1m 91
Pesha : 98 kg
I njohur gjithashtu me emrin Cassius Clay dhe Cassius X