Muslimanët do të shënojnë sonte natën e Mevludit, natë që shënon lindjen e profetit Muhamed a.s.
Lindja e profetit ndodhi në vitin 570. Ajo festohet në ditën e 12-të Rabi el-Awwal, muaji i pestë i kalendarit islamik. Këtë vit dita bie më 23 janar.
Në këtë ditë myslimanët festojnë duke u fokusuar në jetën dhe mësimet e Profetit Muhamed a.s.
Ata thonë lutje në nderim të profetit. Një pjesë e veçantë e këtij përkujtimi është në mënyrën se si ai fali edhe armiqtë e tij më të hidhur. Kjo ditë karakterizohet edhe me ndihmën që njerëzit u japin të varfërve.
Mevludi , po shënohet nga muslimanët në xhamitë anembanë Turqisë me lutje dhe namaz.