Në një kohë kur kryeministri Edi Rama deklaroi se ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Tiranë do të fillojë brenda muajit nëntor, pronarët e tokës ku do të ndërtohet objekti i kultit  theksojnë se nuk kanë arritur ende një marrëveshje me Qeverinë për shpronësimin e tokës.
Në një konferencë për mediat, përfaqësuesi ligjor i familjes Kruja, Alban Bala tha se në  një shtet laik qeveria nuk mund të shpronësojë tokë për një objekt kulti, por duhet ta blejë me çmimin e tregut.
“Aktualisht, vendimi i KKT-së për pezullimin e ndërtimit të xhamisë është në proces  gjyqësor; në Shkallën e Parë ky vendim është shpallur i pavlefshëm. Ndërkohë që, çështja është duke u gjykuar në Gjykatën e Apelit. Duke qenë se kjo çështje është në një gjykim gjyqësor, mbi pronën ka një ngrirje si garanci, ndaj çdo diskutim apo vendim mbi atë pronë është abuziv”,theksoi Bala