FRI – Dega Kumanovë, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, realizoi iftarin tradicional, në qendër të qytetit të Kumanovës.

Prezentë në iftar, ishin qytetarë të përkatësive të ndryshme etnike e fetare, si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Fjalë rasti pati kryetari i Forumit Rinor Islam – dega Kumanovë, Liridon Ismaili, i cili duke potencuar qëllimin e kësaj ngjarjeje, theksoi se: “Ky iftar realizohet me qëllim për ta përcuar mesazhin e paqes, barazisë, solidaritetit e mirëkuptimit në mes komuniteteve e përkatësive të ndryshme në këtë qytet, mesazh ky që paraqet edhe një prej qëllimeve të ardhjes së këtij muaji të shenjtë.”

Po ashtu, fjalë mori edhe nënkryetari i FRI-së në nivel qendor, Berat Limani, i cili fillimisht përgëzoi degën dhe komunën e Kumanovës për bashkëpunimin, si dhe mes tjerash potencoi rëndësinë e këtij iftari.

Përndryshe, ky aktivitet realizohet për të dhjetën herë me radhë në qendër të qytetit, në bashkëpunim me komunën e Kumanovës dhe njëherit shënon fillimin e Netëve të Kulturës Islame, aktivitet ky, që përmban program të pasur kulturor, artistic e fetar.