Në Kumanovë u mbajt manifestimi “Ta njohim Muhamedin a.s.”

Dega e FRI-së në Kumanovë realizoi manifestimin tradicional “Ta njohim Muhamedin a.s” për nder të ditëlindjes së profetit a.s. Në këtë program u paraqitën pika të ndryshme, si artistike, kulturore, e fetare.

Hapjen e programit e bëri hafiz Daut Lezi me recitim të disa vargjeve kuranore, e më pas fjalë përshëndetëse mori kryetari i degës së FRI-së në Kumanovë, Liridon Ismaili, i cili mes tjerash potencoi rëndësinë e këtij organizimi dhe qëllimin e tij duke thënë se: “Qëllimi i kësaj ngjarjeje është përkujtimi i veprës së Muhamedit a.s, vlerave që promovonte ai, si dhe domosdoshmëria e përvetësimit të këtyre vlerave për ta arritur një mëkëmbësi të denjë të Zotit në tokë”. 

Poashtu, fjalë rasti pati edhe kryetari në nivel republikan, Fisnik Shabani, i cili për ta treguar rëndësinë e kësaj ngjarjeje tha: “Në botën globale, po edhe te ne, duke i parë sfidat e shumta me të cilat po përballemi, nxjerrja në pah e historisë së Muhamedit a.s dhe e virtyteve të tij është një domosdoshmëri e kohës, me qëllim të zbutjes së krizave të ndryshme me të cilat ne përballemi”.

Programi pasoi me këndim ilahish nga kënduesi Nderim Alimi dhe më pas vijoi ligjërata e hoxhës Fidaim Fazliu, me temë “Urtësia e të dashurit tonë, Muhamedit a.s”. 

Si pikë artistike,u paraqit edhe drama “Tre të mbeturit në shpellë” nga: Bunjamin Selimi, Muhamed Etemi dhe Besnik Mustafi. 

Në fund, u bë ndarja e çmimit “Hafiz Refik Ajeti”, që iu nda hafizes Demërshae Zulfiu-Arifi. 

Ndarjen e çmimit e bëri kryetari i FRI-së, Fisnik Shabani.

27443093079_aac49f3624_o

25353108798_02defb259d_o

Të ngjajshme