Në Kumanovë u mbajt seminari njëditor me moton “Rrugëtimi drejt Zotit”

Forumi Rinor Islam – dega Kumanovë realizoi seminar njëditor me moton “Rrugëtimi drejt Zotit”, me ligjëruesen Sumeja Peza.

Seminari u realizua me dy seanca, ku në seancën e parë u shtjellua tema:“Rrugët që çojnë në dashurinë e Allahut” dhe në seancën e dytë u fol për inkurajimin e Islamit për optimizëm.

Në fund, u realizuan disa grupe punuese rreth temave të shtjelluara, ku u mundësua diskutim dhe parashtrim çështjesh nga ana e pjesëmarreseve.

2