Hapja e mbrëmjes u bë me duanë e bukës dhe pastaj me lexim Kurani.

Fjalë rasti pati kryetari i degës, Liridon Ismaili, i cili përgëzoi dhe falënderoi të gjithë anëtarët, aktivistët,e donatorët për kontributin e tyre në realizimin me sukses të aktiviteteve gjatë këtij muaji të shenjtë. 

Programi vijoi me një ligjëratë nga hoxhë Zeqir Esati, i cili tregoi mbi veprat që duhet kryer gjatë këtij muaji, dhe veçanërisht gjatë këtyre dhjetë ditëve të fundit.

Përndryshe, iftari u realizua me qëllim të shpërblimit të punës së të gjithë kontribuesve në aktivitetet e FRI-së në Kumanovë.

- iftari