Pas një sërë tribunash, debatesh, ekspozitash e aktivitete të tjera përcjellëse, dje në Kumanovë u përmbyll fushata “Ta njohim Muhamedin (alejhi selam)!”.
Dje, më datë 19 janar 2014, ditë e diel, u mbajt manifestimi qendror i fushatës “Ta njohim Muhamedin (alejhi selam)!”. Manifestimi u mbajt në sallën “Kino Kozjak” në Kumanovë, me fillim prej ora 19:00.
Manifestimi nisi me videon që u lëshua në të gjitha aktivitetet brenda kësaj fushateje, pastaj për të vazhduar me lexim të ajeteve kuranore nga Kreshnik Abdullahu. Programi vazhdoi më tej me dhënien e fjalës së rastit Nënkryetarit të përgjithshëm të FRI-së – Hasan Baftijarit. Gjithashtu, fjala iu dha edhe nikoqirit të manifestimit – Kryetarit të Forumit Rinor Islam-Dega Kumanovë, Berat Limanit. Që të dy përshëndetën të pranishmit dhe falënderuan të pranishmit për praninë e tyre.
Më pas nisi pjesa interaktive-debative e mbrëmjes. Ishin ftuar për diskutim Halil Avduli (nga Vushtria e Kosovës) dhe Qenan Ismaili (nga Shkupi) për t’iu përgjigjur një varg pyetjeve që kishin përgatitur organizatorët.
Pjesa artistike u mbush me ilahinë “Një kujtim për Mustafanë” interpretuar nga Kreshnik Abdullahu dhe nga Arsim Fazlija me interpretimin e monologjeve “Muhamed” (Shqipe Palloshi) dhe “Sot është e premte!” (Arsim Jonuzi).
Në fund, për të tretën herë me radhë, u bë ndarja e Çmimit “Hafiz Refik Ajeti”. Ky çmim i jepet ndonjë personaliteti për ndonjë arritje të ndryshme shkencore, humane, për kontribut shoqërisë. Kësaj radhe çmimi iu nda nxënëses së parë të Hafiz Refik Ajeti, zonjës Mevlude Ibraimi-Avdiu per kontributin e saj në lëmin e të mësuarit të Kuranit.
Zonja Ibraimi Avdiu momentalisht punon si ligjëruese në Xhaminë e dëshmorëve ‘’Mulla Sadik’’ në fshatin Sllupçan dhe në kuadër të mektebit ajo u mëson mbi 100 nxënësve leximin e Kuranit dhe besimit Islam. Është pjesëmarrëse si ligjëruese nëpër shumë tribuna, debate dhe seminare.

45662_10151914159596947_1242244294_n
Në Kumanovë u u mbajt manifestimi qendror i fushatës “Ta njohim Muhamedin (alejhi selam)!”

1505264_10151914158131947_589537142_n
Në Kumanovë u u mbajt manifestimi qendror i fushatës “Ta njohim Muhamedin (alejhi selam)!”

 
 

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam