Meqenësë se para disa disa ditëve nëpër media ndërkombëtare me të madhe u  përfol se njerëzmit i është afruar fundi, dhe se i tërë civilizimi njerëzor është në momentet e fundit të ekzistenës së tij, pikërisht në lidhje me këtë FRI dega Shkup me datë 31.12.2012 realizoi një  tribunë me temë “Koncepti Islam ndaj ditës së Kijametit”.
Ligjërues i kësaj teme ishte një ndër teologët më të shquar jo vetëm në vend por edhe më gjerë, z. Bashkim Aliu ligjeruesi i lartpërmendur potencoi se: “Çështja e fundit të botës është një çështje e cila, u debatua dhe vazhdon të debatohet nëpër religjione dhe civiilzime të ndryshme, një ashtu një gjë e tillë trajtohet edhe në Islam”.
Më tej ai në mënyrë të thuktë elaboroi edhe atë se, si Islami i qaset këtij fenomeni, pikërisht në lidhje me këtë ai tha se: “Nga besimtari mysliman nuk është me rëndësi se kur ndodh dita e kijametit, mirëpo myslimani cdo herë duhet te jëtë i pregatitur për atë dit, jo vetëm kaq, madje kur islami shpjegon cështjen e fundit të botës, nuk kërkon nga njeriu që të bëhet pesimist”
Të pranishëm në këtë ligjeratë ishin shkollar të mesëm dhe studentë, vlen të përmendët se ligjërata e lartpërmendur ishte pjesë e tribunave të rregullta javore të realizuara nga FRI –Dega Shkup.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam