Në mesin e ligjvënësve në parlamentin e Holandës janë shpërndarë kopje të përkthimit të Kur’anit në gjuhën holandeze.
Sipas ‘Al-Saudia website’, Qendra Islame e Davetit, me qendër në Aleksandri të Egjiptit, ka publikuar 30.000 kopje të Kur’anit të përkthyera.
Bashkë me kopje të Kur’anit, parlamentarëve holandezë u janë shpërndarë edhe broshura që kanë të bëjnë me mësimet dhe parimet e fesë Islame.
Pas Krishterimit, Islami është feja e dytë më e madhe në Holandë, ku rreth dhjetë % e banorëve holandezë e praktikojnë Islamin.