Fjalë përshëndetëse, në këtë aktivitet, pati kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani, i cili përshëndeti të gjithë studentët, duke shpresuar se ky vit akademik ka qenë i suksesshëm dhe me plot mirësi, si dhe iu dëshiroi suksese gjatë afatit të provimeve.

Poashtu fjalë përshëndetëse pati edhe përgjgegjësi i qendrës rinore në Tetovë, Mevlan Abazi, i cili foli mbi sfidat dhe rrjedhën e aktiviteteve gjatë vitit në këtë qendër.

Këtë vit, studentët më të mirë të kësaj qendre u zgjodhën Sanije Aziri dhe Lirim Isufi. Studentët e zgjedhur u shpërblyen me nga një mirënjohje dhe nga një pako me libra, nga shtëpia botuese “Furkan ISM” nga Shkupi si dhe me nga një shumë modeste në të holla. Takimi përfundoi me koktej për studentët.