Në Rijekë të Kroacisë përfunduan garat e para për lexuesit e Kur’anit të cilat u mbajtën nga 02. deri më 05.01.2014 në Qendrën Islame të këtij qyteti

Në gara morën pjesë 101 garues nga Kroacia, Sllovenia, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina, ku fitues u shpall studenti nga Sarajeva, Tarik Dogan. Vendi i dytë i takoi Behije Spahiç, gjithashtu nga Bosnja e Hercegovina, ndërsa vendin e tertë e zuri Azem Besimi nga Maqedonia.

Këto gara, të cilat synohen të bëhen tradicionale, janë organizuar nga Bashkësia Islame në Kroaci, Ministria e vakëfeve të shtetit të Katarit – Fondacioni Xhasim Bin Muhammed Al Thani dhe Mexhlisi i Bashkësisë Islame në Rijekë, ndërsa financiarisht u mundësua nga Fondacioni Xhasim Bin Muhammed Al Thani.

Nga ceremonia e hapjes, e deri në përfundim të saj, bashkë me mikpritësit nga Rijeka dhe delegacionit të madh nga Katari, pjesëmarrës ishin edhe udhëheqësit e bashkësive islame nga vendet nga vinin garuesit.

Lexuesi më i mirë në këto gara si shpërblim, bashkë me disa dhurata tjera, mori tre mijë euro, ndërsa secili pjesëmarrës, përveç shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit në hotel, kanë marrë edhe nga 200 euro.

Organizatorët, në veçanti, kanë shpërblyer dhjetë lexuesit më të mirë të Kur’anit ku vendi i dhjetë mori shpërblimin prej 1.120 €.

Foto M. Gracin

RIJEKA U ZNAKU KUR’ANA

Rijeka-žiri