Në hapësirat e SH.M.Q.SH “Zef Lush Marku” Forumi Rinor Islam – Dega Shkup mbajti gjysmëfinalen në kuadër të projektit “Talentium”.
Projekt ky i cili realizohet për të pestin vit me rradhë në shumë qytete të Republikës së Maqedonisë dhe në vete ngërthen trajnime në sferën e komunikimit, mediumeve dhe lidershipit me nxënësit e viteve të treta dhe të katërta të shkollave të mesme të qytetit.
Gjysmëfinalja filloi me fjalë rasti nga kryetari i FRI – Dega Shkup, Abdulhamid Mustafa, i cili mes tjerash tha: “FRI me projektin Talentium fokusohet tek të rinjtë e në veçanti tek shkollarët e mesëm, për të ngritur nivelin edukativo-arsimor, besimin në Zot dhe vlerat njerëzore dhe morale, të cilat janë më se të domosdoshme për ekzistencën tonë si popull.”
Të pranishmit i përshëndeti edhe zv. drejtori i SH.M.Q.SH “Zef Lush Marku”, Besim Limani i cili potencoi: “Zef Lush Marku përveç për pushtetin lokal, qendror, vazhdimisht i ka dyert e hapura edhe për OJQ, një ndër to edhe për FRI – në që vazhdimisht merret me aktivitete te ndryshme rinore.”

Para të pranishmëve vijuan gjashtë fjalimet motivuese të përgatitura nga pjesëmarrësit e trajnimeve të këtij projekti, prej të cilëve nxënësja Zulejha Halili dhe Jetmire Ferati u kualifikuan në finalen e madhe ku do të garojnë edhe garues nga qytetet tjera. U prezentua edhe një minifilm i përgatitur nga pjesëmarrësit e trajnimeve të projektit “Talentium”.
Dhe në fund kryetari i FRI – Dega Shkup shpërndau mirënjohje për SH.M.Q.SH “Zef Lush Marku” për bashkëpunim korrekt dhe përkrahje të shumë aktiviteteve rinore.