Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup organizoi iftar bashkë me të gjitha anëtaret, aktivistet dhe kursistet e kësaj dege.
Ky iftar që për qëllim kishte njoftimin, afrimin edhe më shumë mes aktivisteve dhe anëtareve, u shtrua në restoranin “Fontana” në Saraj, ndërsa më pas vijoi finalja e kuizit të diturisë, i cili u mbajt në Info Qendrën e FRI – së, në Shkup.

Kuizi fillimisht filloi me fjalë përshëndetëse nga përgjegjësja e Departamentit të Femrës pranë FRI -së,  Dega Shkup, Isra Sherifi e cila mes tjerash theksoi: “Duhet falënderuar Allahun që na zgjodhi të jemi pjesë të fesë së Tij, dhe si rini na zgjodhi të jemi ndihmëse në ngritjen e kësaj feje. Lutemi që ky forum rinor i cili ka qëllim kompletimin e të riut në të gjitha aspektet si një besimtar i denjë të jetë dëshmi në Ditën e Gjykimit, dhe pa dyshim se vepra e të riut është më e dashur te Allahu se çdo vepër tjetër”.

Më pas vijoi gara mes tri finalisteve të cilat ishin zgjedhur nga gjysmëfinalet e mbajtura më parë. Kuizi përmbajti gjithsej katër rubrika. Komisioni, i përbërë nga Esma Sherifi Kurti, Zubejda Murtezi dhe Zuljeta Fetai, sipas pikëve të fituara vlerësoi me vendin e tretë garuesen, Xheneta Shabani, vendin e dytë Muala Zendeli dhe vendin e parë Zulejha Murati. Të gjitha garueset u dekoruan me certifikata dhe dhurata simbolike.

FOTO