Forumi Rinor Islam në bashkëpunim me unionet e nxënësve të shkollave të mesme të qytetit të Shkupit, “Arseni Jovkov”,”Zef Lush Marku”,”Cvetan Dimov” dhe “Maria Kiri Skllodovska”, organizoi trajnimet “Orientimi profesional” dhe “Tejkalimi i krizave rinore”.

Trajnuesi Migjen Amzai elaboroi temën “Orientimi profesional” ku së bashku me nxënësit diskutuan rreth asaj se:
– Çfarë i pret pas shkollës së mesme?
– Cili është drejtimi i tyre që më së tepërmi e preferojnë?
– Cilët drejtime janë në favorin e tyre ?

Ndërsa, trajnimi i dytë u realizua me Mr.Qenan Ismailin, me temë “Tejkalimi i krizave rinore”, ku u diskutua rreth varshmërisë së rrjeteve sociale, mungesa e motivit për mësim, mungesa e sjelljes nxënës – profesor, ku qëndron problemi për mos arritjen e sukseseve edhe më të larta si dhe për zbehjen e cilësisë së arsimit. 

Gjithashtu nxenësit nga afër u njoftuan me veprimtarinë e Forumit Rinor Islam nga kryetari i degës së FRI-së në Shkup, Abdulhamid Mustafa.

Në fund u bë shpërndarja e certifikatave për pjesëmarrësit dhe programi u përmbyll me një koktej modest.

anigif