Seminari njëditor u realizua me anëtarë të kryesisë dhe departamenteve të kësaj dege.

“Menaxhimi i vetes drejt suksesit” ishte tema e cila u elaborua nga hoxhë Rufat Sherifi, njëkohësisht kryetar i O.H. “Kalliri i Mirësisë”, në hapësirat e së cilës u realizua ky seminar. Fillimisht fjalë rasti kishte kryetari i FRI – së, Dega Shkup, Abdulhamid Mustafa, e më pas vijoi seminari i ndarë në dy seanca.

U përmenden shumë këshilla se si çdo individ duhet ta menaxhojë veten për të arritur sukseset më të larta në shumë aspekte të jetës si: shpirtëror, profesional, social, financiar etj. Duke përmendur shumë shembuj dhe persona që kanë arritur majat e sukseseve u shtjelluan më hollësisht këto aspekte në bashkëbisedim me të pranishmit.

Grupi pjesëmarrës në seminar
Grupi pjesëmarrës në seminar