Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë në bashkëpunim me Departamentin e Femrës me rastin e 3 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta realizuan një vizitë në qendrën ditore për persona me nevoja të veçanta dhe në shkollën fillore “Liria” në Tetovë – paralelen me nevoja të veçanta, me ç’rast nxënësve iu dhuruan dhurata modeste nga ana e FRI – së dhe disa ëmbëlsira. 
Ky aktivitet u mirëprit edhe nga nxënësit edhe nga drejtoritë përkatëse, ku njëherit drejtori i qendrës ditore, në shenjë falënderimi ndau mirënjohje për Degën e Tetovës.
Ky aktivitet realizohet për disa vite me radhë nga dega e Tetovës.