Forumi Rinor Islam – Dega në Tetovë në bashkëpunim me organizatën humanitare “Kalliri i Mirësisë” shtruan iftarin tradicional me aktivistë, perfaqësues institucionesh, profesorë, hoxhallarë, donatorë dhe përkrahës të të dy organizatave.

Ky iftar ishte aktiviteti i radhës i organizuar nga dega e Tetovës në kuadër të muajit të shenjtë, Ramazanit.

Në këtë iftar, para të pranishmëve fjalë pershëndetëse pati kryetari i degës së Tetovës, Mevlan Abazi dhe nënkryetari i FRI-së në nivel qendror, Berat Limani, të cilët përshëndetën të pranishmit, ku i uruan për agjërim të pranuar si dhe njoftuan për aktivitetet e ardhshme që do të organizohen nga Forumi Rinor Islam.

anigif