Këshilli për Marrëdhënie Islame Kineze ka nënshkruar një marrëveshje me një kompani të specializuar në Arabinë Saudite për   mësimin e gjuhës arabe për myslimanët kinezë, për të ndihmuar ata të mësojnë, të kuptojnë dhe të shtojnë njohuritë e tyre rreth civilizimit islam.
Dr. Ding Hui, kryetar i Këshillit për Marrëdhënie Islame Kineze tha se kjo është një marrëveshje për të promovuar mësimin e gjuhës arabe në Kinë, një vend me një popullsi prej rreth 1.4 miliard njerëz, prej të cilëve 50 milion janë myslimanë.
“Ka disa shkolla islame ku mësohet gjuha arabe, por ato nuk janë të  mjaftueshme,” tha ai, duke shtuar se gjuha ka nevojë për specialistë  për të përcjellë mesazhin e duhur, raportoi Arab News.
Ai pohoi se donacionet për ndërtimin e xhamive dhe shkollave islamike janë të domosdoshme dhe kjo plotësohet me praninë e trajnimit të specializuar të gjuhës arabe dhe kështu do të përfitojnë të gjithë.
 
Burimi: Arab News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi