1914- 1999
Muhamed Nasir Ed-Din El-Albani, Allahu xh.sh e mëshiroftë, është i lindur në Shkodër të Shqipërisë në vitin 1914. Rrjedh nga një familje e varfër por e shkolluar. Babai i tij që në atë kohë ishte një referencë dhe udhëzues për njerëzit pasi që kishte të përfunduar fakultetin e sheriatit në Stamboll.
Nasir Ed-Din El-Albani, Allahu xh.sh e mëshiroftë, u shpërngul së bashku me familjen e tij për në Damask të Sirisë pasi që Ahmed Zogu e kishte orientuar Shqipërinë drejt kulturave laiko-perëndimore.
Shkollimin fillor e kishte filluar në vendlindje për ta përfunduar me sukses të lart në Damask të Sirisë, por për shkak të sistemit të atëhershëm të shkollimit shtetërorë e që kryesisht ishte larg mësimeve fetare, i ati i tij vendos që shkollimin të ia vazhdonte privatisht. Nasir Ed-Din El-Albani fillojë që të mësonte tek i ati i tij në disa lami siç ishin nxënia e Kuranit përmendësh dhe rregullat e leximit të tij, jurisprudencë islame hanefite, morfologji, sintaksë dhe gramatikë arabe, hadith, e po ashtu prezantonte edhe në mësimet që jepeshin aso kohe në xhamitë e Damaskut.
Nasir Ed-Din El-Albani nga i ati i tij nuk përfitojë vetëm në mësime por nga ai mori po ashtu edhe zanatin e orëndreqësit, zanat të cilin e punojë për vite më radhë dhe i cili ishte burim kryesorë i të ardhurave personale.
Nasir Ed-Din El-Albani, Allahu xh.sh e mëshiroftë, është prej dijetarëve më eminent bashkëkohorë të lëmin e hadithit, ndërsa me këtë shkencë filloj të merrej qysh herët edhe pse kjo ishte kundër dëshirës së të atit të tij pasi që dëshira e tij ishte që Nasir Ed-Din El-Albani të merrej me jurisprudencën hanefite. Nasir Ed-Din El-Albani, Allahu xh.sh e mëshiroftë, shkencën e hadithit dhe njohuritë rreth tij i mësojë kur ishte diku rreth moshës 20 vjeçare.
Si rezultat i angazhimit të tij në lëmin e Hadithit, Nasir Ed-Din El-Albanit, Allahu xh.sh e mëshiroftë, i ishte ndarë një dhomë e veçantë në Bibliotekën Shkencore të Damaskut si dhe i ishte dhënë një kopje e çelësit në mënyrë që të ishte i qetë në punën e tij shkencore.
Vepra e parë e shkruar nga Nasir Ed-Din El-Albani është ajo me titull ‘’ Rreziku për myslimanët nga marrja e varrezave për xhami ‘’, libër ky i shkruar në frymën e jurisprudencës krahasimore dhe i botuar disa herë.
Nasir Ed-Din El-Albani kishte një rol mjaftë të madh në përhapjen dhe zhvillimin e mendimeve selefite, ngase vetë ishte i ndikuar shumë nga dijetari i këtij umeti Ibn Tejmije dhe nxënësit të tij Ibn Kajjim e që njihen për orientimet e tyre selefite.
Ishte iniciatorë dhe prijës i përpjekjeve për bashkim dhe unitet në mes të dijetarëve të asaj kohe, përpiqej që të bënte unitetin e tyre në çështjet e besimit dhe në luftën kundër risive të asaj kohe. Si përpjekje për të arritur synimet e tij, Nasir Ed-Din El-Albani kishte zhvilluar disa takime dhe debate të ndryshme me dijetarë të asaj kohe, gjë që kishte quar në largimin e njerëzve prej tij dhe akuzimin e tij se gjoja ishte prej devijuesve në fe.
Ndërsa prej aktiviteteve të tij në fushën e thirrjes dhe përhapjes së Islamit mund të veçojmë mësimet e rregullta javore që i kishte në xhami të ndryshme të Damaskut e që gjatë tyre kryesisht merrej me shpjegimin e librave të ndryshëm e po ashtu edhe vizitat e tij që i bënte nëpër vise të ndryshme rurale me qëllim të mësimit të fesë për njerëzit e zonave të thella malore. Por që më vonë ai do të burgosen për shkak të këtyre vizitave pasi që u akuzua për to tek pushtetarët e asaj kohe.
Kishe bërë shumë durim ndaj persekutimeve që i ishin bërë aso kohe, ishte arrestuar dy herë. Herën e parë qëndrojë në burg një muaj ndërsa u lirua për shkak të luftës që fillojë në vitin 1967 e më pas u arrestua dhe qëndrojë në burg për tetë muaj me radhë. Gjatë qëndrimit të tij në burg, herën e dytë, ai arriti që të përfundonte nxjerrjen dhe vërtetësinë e haditheve të versionit të shkurtuar të librit ‘’ Sahih Muslim ‘’ e po ashtu ishte takuar edhe me shumë personalitete dhe dijetarë të asaj kohe që ishin nëpër burgjet e Sirisë.
Ishte i angazhuar në shumë fakultete të Sheriatit dhe këshilla të ndryshëm që merreshin kryesisht me angazhime rreth lëmit të hadithit. Po ashtu ishte lavdëruar nga shumë dijetarë eminent të kohës sonë bashkëkohore.
Ndërsa porosia e tij e fundit ishte: ‘’ Së pari, e porosis bashkëshorten, fëmijët, shokët, dhe të gjithë ata që më duan, që të lutën për mua për falje dhe mëshirë nga Allahu xh.sh dhe që të mos qajnë e as të mos vajtojnë mbi mua.
Së dyti, porosisë që të mos njoftohet askush nga të afërmit dhe vëllezërit e mi për vdekjen time, përveç numrit të domosdoshëm për përgatitjen e kufomës dhe varrimit tim.
Së treti, e zgjedh që varrimi im të bëhet në vendin më të afërt për arsye se nuk dua të i mundoj njerëzit duke e bartur kufomën time, e po ashtu dua që të varrosem në varreza të vjetra e që mendohet se nuk do të qëndrojnë gjatë. Kërkojë po ashtu që të mos njoftohet askush prej fëmijëve apo të afërmve që janë jashtë vendit në të cilin vdes për arsye se nuk dua që kjo të bëhet shkak për vonimin e varrimit tim në pritje të ardhjes së tyre.
Ndërsa bibliotekën time personale ia dhurojë Bibliotekës së Universitetit Islamik të Medinës pasi që në të kam shumë kujtime të bukura nga koha sa kam qenë mësimdhënës e po ashtu e lus Allahun xh.sh që të përfitojnë prej librave të mi gjeneratat që vinë pas nesh ashtu siç përfituam ne.
Lus Allahun xh.sh që të më mundësoje të e falënderojë për mirësitë e dhëna ndaj meje dhe ndaj prindërve të mi, të veprojë vepra të mira me të cilat Ti je i kënaqur, më përmirëso pasardhësit e mijë, më prano pendimin tim dhe më bëjë prej besimtarëve ‘’.
Nasir Ed-Din El-Albani, vdiq rreth mëngjesit të së shtunës, me 2 tetor të vitit 1999, në Aman të Jordanisë dhe u varros pas namazit të jacisë. Por edhe përkundër nxitimit të varrimit dhe të mos informimit të njerëzve për vdekjen e tij ashtu siç edhe kishte porositur, në varrim morën pjesë me mija njerëz.
Pas vete la mbi 20 vepra të shkruara, ndërsa në mbi 300 vepra kishte punuar duke u marrë me nxjerrjen e haditheve, vërtetësinë e tyre etj. E po ashtu ka një numër të konsiderueshëm të veprave që kanë shkruar për biografinë e tij.
Nasir Ed-Din El-Albani, Allahu xh.sh e mëshiroftë, llogaritët si ripërtërirës i shek. të kaluar.
Artan Musliu