1915 – 2000
Seid Sabik, Allahu xh.sh e mëshiroftë, u lind në janar të vitit 1915 në Egjipt. Mësimet e tij të para i filloj me mësimin e Kuranit përmendësh gjë të cilën e përfundoje ende pa i mbushur 9 vite, pastaj mori udhën për në Kajro ku u regjistrua në Ez’herin e nderuar dhe aty vazhdojë mësimet dhe ngritjen e tij akademike deri sa arriti që në vitin 1947 që të merrte diplomë të lartë në Legjislacionin Islam.
Seid Sabik, Allahu xh.sh e mëshiroftë, pas përfundimit të studimeve të tij filloj që të punonte si mësimdhënës në Ez’her, ndërsa më vonë fillon të punojë në Ministrinë e Vakëfeve derisa nuk fillojnë persekutimet ndaj tij dhe detyrohet që të shpërngulet rreth viteve të 50-ta. Pas arratisjes së tij nga Egjipti, ai fillon që të punojë si mësimdhënës në Universitetin e Mbretit Abdulaziz në Meke, pastaj në Universitetin Um El-Kura ku edhe bëhet dekan i degës së Gjykatës Islame pran fakultetit të Sheriatit.
Gjatë kësaj kohe, Seid Sabik, Allahu xh.sh e mëshiroftë, merrej edhe me dhënien e mësimeve nëpër xhami të ndryshme dhe ishte mentor i mbi 100 punimeve shkencore e po ashtu prej mësimeve të tij kanë dalë shumë dijetarë dhe udhëheqës të këtij umeti.
Në tri vitet e fundit të jetës së tij, ai rikthehet në Kajro dhe qëndron në të derisa e arriti vdekja.
Që në moshë të re ishte edukuar në gjirin e dijetarëve të Ez’herit dhe kjo kishte bërë që të ishte më i dalluari ndër bashkëmoshatarët e tij. Ndërsa si mësues kryesorë në çështjet e Jurisprudencës Islame e kishte Subkin, Allahu xh.sh e mëshiroftë, e i cili edhe e nxitë që të fillon me ligjërimin e Jurisprudencës Islame kur ishte ende pa i mbushur 19 vjet.
Mësuesi i tij kishte një rol të madh edhe në edukimin e tij saqë tregohet se kur kishte filluar lufta në Palestinë, Seid Sabiku ishte ulur dhe po dëgjonte ligjërimin e mësuesit të tij dhe për një moment emocionohet për vëllezërit e tij në Palestinë dhe në shenjë revolte nga ky emocionim i drejtohet mësuesit të tij duke i thënë:
“Deri kur më do të na flasësh për moralin dhe normat e tij ? Ku është lufta dhe nxitja drejtë saj”?, ndërsa mësuesi i tij e urdhëron që të ulet dhe të qetësohet por ky nga emocionet e tepërta e refuzon një gjë të tillë duke i thënë:’’ Deri kur më do të qëndrojmë ulur ?’’ e ndërsa mësuesi i tij ia kthen:’’ O djalosh, nëse ti nuk je në gjendje që të bësh durim gjatë ligjërimit të mësuesit tënd atëherë si mendon se do të bësh durim në luftë ?!’’. Ndërsa rreth kësaj ngjarje Seid Sabik, Allahu xh.sh e mëshiroftë, thoshte:’’ Kjo ka pas ndikim të madh në tërë jetën time dhe ka qenë një urtësi që më ka ndihmuar jashtë mase ‘’.
Më vonë njoftohet me Imam Hasan El-Bena, Allahu xh.sh e mëshiroftë, dhe ndikohet nga mënyrat e thirrjes së tij gjë që e nxitë që të jetë një prej aktivistëve të lëvizjes së tij. Kontributin më të madh e dha në mësimin dhe përgatitjen e tyre në aspektin e Islamit.
Prej librave të tij më të njohur është libri’’ Fikh Es-Suneh ‘’ i cili është shitur me miliona kopje dhe është përkthyer në shumë gjuhë të botës. Është një libër që dallohet për përmbledhjen që ia ka bërë të katër shkollave juridike dhe për renditjen dhe thjeshtësinë që ia ka bërë fikhut në përgjithësi andaj edhe është prej librave që rrallë gjen ndonjë mysliman që nuk është marrë me të mësuarit e tij.
Për të kuptuar më mirë rëndësinë e këtij libri po e cekim një rast kur Seid Sabik, Allahu xh.sh e mëshiroftë, ishte thirrur për një simpozium në Moskë nga fundi i viteve të 60-ta. Tregon Seid Sabik, Allahu xh.sh e mëshiroftë, se me të dal prej aeroportit ishte në shoqërimin e përgjegjësit të simpoziumit ndërsa tek hyrja e aeroportit kishin dal me qindra vetë duke e brohoritur emrin e tij, i çuditur me këtë gjestë Seid Sabik, Allahu xh.sh e mëshiroftë, kishte pyetur se prej nga po e njihnin ndërsa të pranishmit i ishin përgjigjur se at e njihnin pikërisht përmes këtij libri. Ata që kishin dal për ta pritur kishin sjellë me vete edhe një numër të konsideruar të këtij libri të përkthyer në rusisht, ndërsa Seid Sabik, Allahu xh.sh e mëshiroftë, për këtë rast kishte thënë: Nuk munda të e përmbajë vetën nga të qarit pasi që nuk e kisha paramenduar se Allahu xh.sh do të më jepte kaq begati në atë libër ’’. Por nuk ishte shumë e çuditshme kjo ngase kur kishte filluar shkrimin e tij Seid Sabik, Allahu xh.sh e mëshiroftë, çdo herë e kujtonte thënien e Imam Malikut, Allahu xh.sh e mëshiroftë, që thotë se:’’ Nesër do ta kuptoni se me cilën vepër tuaj ka qenë për qëllim kënaqësia e Allahut xh.sh e më cilën jo ‘’.
Me dijen, agjërimin, dhe adhurimet e tij ishte i gatshëm për luftë andaj edhe ishte në radhët e para në luftën e zhvilluar në vitin 1948, por nga duart e tij po ashtu dolën shumë dijetarë të këtij umeti e që prej tyre po cekim: Jusuf El-Kardavi, Ahmed El-Asal, Muhamed Er-Ravi etj. Po ashtu edhe sa ishte në moshë të re ai ishte shumë i besuar tek dijetarët e asaj kohe dhe ishte krahu i djathtë i disa prej tyre siç janë: Mahmdum Sheltuti, Muhamed Ebu Zehra, dhe Imam Gazaliu.
Ishte trim në thënien dhe kërkimin e së vërtetës edhe pse fizikisht ishte shumë i dobët. Ishte njeri shumë i devotshëm dhe i përkushtuar pas dijës.
Pas vdekjes së Imam Gazaliut u caktua si zëvendës i tij në xhamin e Amër Ibn Asit në Egjipt dhe kur kishte dal për të mbajtur ligjërimin e parë të gjithë kishin menduar se nuk do të jetë në gjendje që të flas asnjëherë kundër shtetit pasi që ishte shumë i dobët fizikisht por ai që në ligjërimin e parë kishte folur rreth kushteve që duhet të i plotësoje udhëheqësi i myslimanëve,e ndërsa për këtë ligjërim të tij shumë dijetarë ishin shprehur se: Ai tha çdo gjë që duhej thënë dhe askush nuk mundi të i gjejë vërejtje. E në këtë kohë udhëheqës i Egjiptit ishte Xhemal Abdunaseri.
Ditët e fundit të jetës së tij i kaloi në Kajro pasi që ishte kthyer prej shpërnguljes së tij. Ai edhe përkundër sëmundjes, e cila e rëndonte por nuk mundi asnjëherë ta ndalonte, ishte çdo herë në xhamitë e Kajros duke u shpjeguar njerëzve për fenë e tyre. Ndërsa djali i tij ishte mundur disa herë ta ndalonte pasi që edhe mjekët i kishin sugjeruar që të pushonte por Seid Sabik, Allahu xh.sh e mëshiroftë, çdo herë e refuzonte këtë gjë derisa i erdhi vdekja me 27.2. 2000.
Prej shumë dijetarëve ishte cilësuar si: Enciklopedi e gjallë e jurisprudencës islame.
Përgatiti: Artan Musliu