Myftiu Muhammed Shukri Muhammed tha se qendra do të hapë dyert për më shumë bashkëpunim mes Malajzisë dhe vendeve të tjera islamike dhe të bëhet burimi i referencës për çështjet që kanë të bëjnë me shtypjen e Kur’anit.
“Në të vërtetë, aspekti fetar nuk është harruar në Buxhetin e 2015 për shkak se përveç edukimit islam dhe ndihmës financiare për shkolla, qeveria tani do të ndërtojë një qendër me një rol vital për Bashkësinë Muslimane,” tha ai për Bernaman.
Kryeministri i Malajzisë, Naxhib Razak, tha, kur buxheti për vitin 2015 u paraqit në Dewan Rakyat, u njoftua se qeveria do të ndërtojë një Qendër për Shtypjen e Kur’anit në Putraxhaja, e dyta më e madhja  në  botë pas asaj në Arabinë Saudite.
Ai tha se qeveria do të ndajë 30 milion RM gjatë tre viteve për qendrën, e cila pritet qo do të shtyp deri në një milion kopje të Kur’anit çdo vit që do të shpërndahen në të gjithë botën.
Ndërkohë, Myftiu i Perak-ut, Tan Sri Harussani Zakaria tha se me krijimin e qendrës, Malajzia nuk ka më nevojë të varet vetëm në Qendrën  për Shtypjen e Kur’anit në Arabinë Saudite.
“Ky veprim për ndërtimin e qendrës, gjithashtu, do të nxisë ekonominë e vendit, përveç që do të jetë e dobishme, tërheqëse, ndikuese, për Komunitetin Musliman për të mësuar më shumë për Islamin në Malajzi,” tha ai.
Kryetari i Shoqatës së Ulemave të Malajzisë, Shejh Abdul Halim Abd Kadir tha se kjo vepër të jetë vërtet e lavdërueshme, por ai shpreson se qeveria do të veprojë më shumë në rritjen, në ngritjen e të kuptuarit të Kur’anit.
” Tani, çështja, pyetja, është se si ne mund të përdorim në mënyrë optimale  qendrën, jo vetëm për të shtypur kopje të Kur’anit, por edhe për të trajnuar dhe për të edukuar Komunitetin Musliman për të lexuar dhe kuptuar më mirë Kur’anin.”

Burimi: The Rakyat Post

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë